Mjaft prej studiuesve të Projektit Vrojtues Britanik i Antarktidës, janë të shqetësuar për ndikimin që ka ngrohja globale mbi jetën e fokave. Ata kanë zbuluar se fokat e South Georgias, në veri të Peninsulës së Antarktidës, po vuajnë pakësimin e burimeve të tyre ushqimore, disa krostacë të vegjël të quajtur krill.

Doktor Iain Staniland, pjesë e stafit të projektit studimor për vëzhgimin e Antarktidës shpjegon sesi arritën në përfundimet për vështirësitë me të cilat po përballen fokat, pas rreth 30 vitesh kërkime. Për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm, të vegjëlit e porsalindur të fokave janë më të vegjël dhe janë të paktë ata që arrijnë të mbijetojnë deri në moshë madhore për riprodhim.

Të dhënat e fundit mbi këtë studim janë publikuar në gazetën britanike “Nature” ku ngrihet sërisht shqetësimi mbi rrezikun që po i ndodh planetit tonë dhe gjallesave mbi të.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)