FOKUS – MOSKË – Rusia dhe Abkhazia nënshkruajnë një marrëveshje aleance, irritohet Tbilisi


MOSKË, 24 nëntor /ATSH-AFP/ - Rusia dhe Abkhazia, një republikë separatiste gjeorgjiane, nënshkruan sot një marrëveshje aleance dhe partneriteti strategjik duke rritur irritimin e Tbilisit që denoncoi aneksimin e territoreve të tij, njoftoi Kremlini në një komunikatë.
Marrëveshja që parashikon një bashkëpunim më të ngushtë mes Rusisë dhe Abkhazisë në fushat sociale, ekonomike dhe humanitare si dhe në çështjet përsa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë u nënshkrua nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu abkahz, Raul Khadjimba në Soçi, një vend turistik rus në brigjet e Detit të Zi.
"Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Abkhazisë po zhvillohen me sukses (...), por duhen marrë masa shtesë për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe për të garantuar siguri në këtë territor të Kaukazit ku jetojnë rreth 240 000 banorë, deklaroi Putin, sipas komunikatës.
Në vitin 2015, Rusia do t'i japë gjithashtu Abkahazisë pesë miliardë rubla (268 milionë euro) në kuadër të arritjes së kësaj marrëveshjeje që parashikon veçanërisht krijimin e një grupi të përbashkët të forcave të aratosura dhe një hapësire të përbashkët social-ekonomike, theksoi ai, cituar nga agjencia e lajmeve "Interfax".
Nga ana e saj, Gjeorgjia dënoi nënshkrimin e marrëveshjes duke nënvizuar se nuk do të toleronte anjë prekje të integritetit territorial./
/ec/ a.jor.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet