FOKUS – Xi Jinping: Ekonomia kineze, një anije e madhe e përballur me dallgë, por në drejtimin e duhu
SEATTLE, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti kinez, Xi Jinping kërkoi dje një model të ri në marrëdhëniet me Uashingtonin, me më pak mosbesim dhe shumë mirëkuptim, në ditën e parë të një vizitë në SHBA ku ai do tu përgjigjet gjithashtu shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë së dytë botërore. Gjatë një fjalimi në Seattle, ai […]
/ATSH-AFP/ - Presidenti kinez, Xi Jinping kërkoi dje një model të ri në marrëdhëniet me Uashingtonin, me më pak mosbesim dhe shumë mirëkuptim, në ditën e parë të një vizitë në SHBA ku ai do tu përgjigjet gjithashtu shqetësimeve për ngadalësimin e ekonomisë së dytë botërore.
Gjatë një fjalimi në Seattle, ai theksoi se dy fuqitë duhet të kërkonin më shumë mirëkuptim për qëllimet e tyre strategjike respektive duke paralajmëruar se një përballje mund të çonte në një shkatërrim për dy vendet dhe botën në përgjithësi.
Në një intervistë të publikuar dje nga "Wall Street Journal" presidenti kinez, Xi Jinping theksoi se ekonomia kineze ngjante me "një anije të madhe" që kalonte dete të trazuara, që haste pengesa, por shkonte në drejtimin e duhur.
Kjo vizitë e presidentit kinez zhvillohet ndërkohë që rënia e ndjeshme e bursave kineze ka rikthyer shqetësimet për ngadalësim të ekonomisë së dytë botërore, Pekini po bën përpjekje tashmë për të rikthyer besimin në të gjitha drejtimet.
"Nëse ju e krahasoni ekonominë kineze me një anije të madhe të mbetur në oqean, pyetja që ju bëni është nëse ajo do të shkojë në drejtimin e duhur, nëse motorët e saj janë mjaftueshmërisht të fuqishëm dhe nëse ka mjaftueshëm karburant për të mbërritur në port", deklaroi Xi.
"Të gjitha anijet, kushdo qofshin përmasat e tyre, përballen me një lundrim të paqendrueshëm në det të hapur", theksoi ai duke shtuar se besimi i investitorëve përballë KInës do të riforcohet pavarësisht turbulencave.
"Përballë një mjedisi botëror të vështirë, shumë vende kanë hasur vështirësi. Ekonomia kineze është gjithashtu nën një presion në rënie. Por ky është një problem që ndodh gjatë progresit", nënvizoi ai.
Xi Jinping synon riekuilibrimin e modelit kinez të rritjes drejt konsumit të brendshëm, shërbimeve dhe teknologjive të larta, në varësi të eksporteve dhe industrisë së rëndë.
Por ky tranzicion zhvillohet me dhimbje, rritja ekonomike kineze, sipas Pekinit, duhet të ulet në rreth shtatë për qind këtë vit, në nivelin më të ulët që prej një çerek shekulli.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4922
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15