Foleja u ngrit…dhe dallëndyshet erdhën…
Në një fillim pranvere, 5 vjet më parë, në atë germadhë që i kishte mbetur emri “Estradë” u arkitektuan sallat e teatrit të Tiranës, të pagëzuara me emrat e një kozmosi kulturor, “Shekspir”, “Çehov”, dhe “Bodrum”.
Në një fillim pranvere, 5 vjet më parë, në atë germadhë që i kishte mbetur emri “Estradë” u arkitektuan sallat e teatrit të Tiranës, të pagëzuara me emrat e një kozmosi kulturor, “Shekspir”, “Çehov”, dhe “Bodrum”. Duke lënë për herë të parë mënjanë imazhin e thjeshtësisë, sepse siç ka thënë Shopenhauer, “virtyti i modestisë është një shpikje që u shërben vetëm budallenjve” kam të drejtë të jem krenar dhe dita e sotme është moment i duhur për ta shprehur.
Kur më shumë se një vit më parë më përzunë nga Teatri i Metropolit degjoja shpesh fjalët “ta zunë vendin” dhe qeshja me keqardhje. Me keqardhje sepse vendi im ka mbetur bosh, si në Teatrin e Metropolit, ashtu edhe në Teatrin Kombëtar, për fat të keq. Kjo që po them mund të tingëllojë si egocentrizëm, por është një e vërtetë që nëse të tjerët e pëshpërisin, unë kam kurajon ta them me zë të lartë.
Politika zëvendëson drejtorët, por unë nuk kam qënë asnjëherë drejtor. Kam qënë njeriu të cilit i është dashur të shpalos një vizion të qartë, një ide, një ëndërr të hershme dhe një kërkesë të kohës që ndoshta ishte vonuar.
Një proverb i vjetër thotë: “Ndërto folenë se dallëndyshet vijnë vetë”. Dhe si një njeri që i cakton vetes një mision, nuk më mjaftonte vetëm dëshira dhe ambicja duhet të isha dhe i fortë. Duhej punë, shumë punë. Duhet të bindja mosbesuesit dhe t’u imponohesha kundërshtarëve. Por, isha me fat që fitova besimin e Edi Ramës, i cili në përurimin e një prej sallave të Teatrit të Metropolit tha: “Ky vend ishte një hiç dhe u bë me hiç, një mrekulli”.
E kam të mbartur për sot dhe nesër nje falenderim për të. Gjithashtu një falenderim për të gjithë kolegët që më mbështetën. Falenderoj spektaronin artdashës të Tiranës dhe sidomos spektatorin e vogël dhe prindërit për teatrin e fëmijëve, bizneset e bizesmenët e kryeqytetit dhe vendi, artistët e rinj dhe në veçanti kumbarët e teatrit, shkrimtarin e madh Ismail Kadare, drejtorin e Teatrit Kombëtar të Rumanisë Jon Karamitru dhe aktorin e talentuar Enver Petrovci.
Për gjithçka që është bërë në Teatrin e Metropolit e ardhmja do të jetë mirënjohëse sepse e tashmja nuk mund të jetë… Jam i shqetësuar që ende në Shqipëri nuk ka një politikë frymëzuese për kulturën dhe artin. Edi Rama është i vetmi politikan i cili me programin e kultures për “Rilindje” të intrigon, të bën të thurrësh një përrallë dhe të vendosësh edhe veten brenda.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 14 mars 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15