Foli Grubi:"Këngët e mia do të
befasojnë publikun shqiptar"
Foli Grubi shqiptari nga Maqedonia, duket se është një nga këngëtarët e rinj, që po komentohet shumë kohët e fundit. Jo vetëm mediat maqedonase por edhe ato bullgare, kanë patur në qendër modelin dhe këngëtarin simpatik. Ai ka publikuar edhe klipin e tij më të ri "Më çmende".
Foli Grubi shqiptari nga Maqedonia, duket se është një nga këngëtarët e rinj, që po komentohet shumë kohët e fundit. Jo vetëm mediat maqedonase por edhe ato bullgare, kanë patur në qendër modelin dhe këngëtarin simpatik. Ai ka publikuar edhe klipin e tij më të ri "Më çmende". Gjithashtu Foli Grubi dëshiron që të promovohet në skenën shqiptare, e për këtë arsye është duke punuar edhe një këngë të re që pritet së shpejti të publikohet.
Si po ecën publikimi i këngës tuaj "Më çmende"?Për momentin publikimi i këngës po ecën mirë . Mund të them që në një mënyrë jam i kënaqur , pasi për momentin në Shqipëri jam një i panjohur, i cili shumë shpejt do të dal mbi skenën shqiptare me materiale të reja dhe do ta befasoj publikun shqiptar.
Kur do të transmetohet kënga në Shqipëri?Shpresoj që së shpejti do të fillojë të transmetohet videoklipi edhe në Shqipëri mirëpo datë të saktë nuk kam ende.
Jeni duke punuar për ndonjë këngë të re?Po këngën e radhës e kam filluar dhe jam mëse i sigurt që do të pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.
Sa i kënaqur jeni me karrierën tuaj deri tani?Me karrierën që kam bërë deri tani, mund të them që jam i kënaqur edhe pse tek unë ekziston gjithmonë shprehja: "GJITHMONË MUNDET MË MIRË".
Mes modelimit dhe muzikës ku ndiheni më mirë?Mendoj që pa njera tjetrën nuk shkojnë, kështu që ne të dy sferat ndjehem mirë, nuk mund të veçoj asnjerën sepse të dyja kanë të njëjtën peshë për mua.
Me çfarë po merreni tjetër veç muzikës?Në kohë të lirë merrem dhe me foto dizajn dhe për zbavitje kam sportin, futbollin.
Jeni i dashuruar?Jo nuk jam i dashuruar, mirëpo jam i sigurt që ajo do të vijë një ditë.
Mendoni se femrat ju afrohen për shkak të pamjes suaj të jashtme?Po mund të them që shpesh ndeshem me këtë problem, edhe pse unë si FoLi gjithmonë, kam dëshirë që të gjithë të më duan për karakterin që kam e jo për pamjen time fizike.
(xh.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.7%
-
Jo
75.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kampet e emigrantëve në Shqipëri? Vetëm për afrikanët nga Bregu i Fildishtë! Vijnë më pak se 5 vite më parë! Alternativa për qeverinë italiane? Të thyejë ligjin
9 Tetor, 23:18
-
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e Bardhë
9 Tetor, 22:57
-
'Skifteri’ shqiptar u vidhte italianëve kartat bankare ATM dhe bënte blerje ‘inteligjente’! Arrestohet 30-vjeçari me precedentë, akuzë për mashtrim kompjuterik
9 Tetor, 22:52
-
VIDEOLAJM/ Uragani Milton drejt Floridës, Biden: Do të jetë stuhia e shekullit
9 Tetor, 22:51
-
'Organizata Gulen ka eksponentë edhe në ushtri', eksperti: Janë të rrezikshëm për një demokraci të brishtë si Shqipëria
9 Tetor, 22:35
-
Erdogan nesër për inaugurimin, nënkryetari i KMSH-së: Xhamia e Namazgjasë do ta menaxhojë fondacion i kryesuar nga Myftiu i Tiranës
9 Tetor, 22:25
-
'Erdogan po vjen si Kalif', ish kreu i arkivave: Turqia nuk mund të na diktojë politikën e brendshme
9 Tetor, 22:16
-
Erdogan inauguron xhaminë e Namazgjasë/ Arapi: Tallja ndaj myslimanëve mori fund! Tanini: Arkitektura e saj është brutale! Mirë që nuk ka emrin e ndonjë sulltani
9 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Dhunohet polici bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit
9 Tetor, 22:01
-
Moti i keq/ Reshje intensive shiu në Lezhë, vërshojnë përrenjtë në zonën e Zadrimës! Disa banesa të përmbytura, evakuohet një familje (VIDEO)
9 Tetor, 21:53
-
Anulohet seanca e nesërme plenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37
-
Ishte duke ecur, makina përplas të moshuarin në Lushnjë! Autori largohet nga vendi i ngjarjes
9 Tetor, 21:32