Trupa artistike e Ansamblit Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore përcolli mbrëmjen e 20 gushtit në qytetin e gurtë të Gjirokastrës vlerat e traditës shqiptare.
Të shumtë ishin qytetarët dhe turistët të cilët shijuan atmosferën në sheshin ‘Çerçiz Topulli’ duke kërcyer dhe kënduar me disa nga artisët e mirënjohur të skenës.
Koncerti u organizua në kuadër të turit “Folk on Tour” nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ndërkohë mbrëmjen e sotme ansambli do të japë koncert në qytetin e bukur bregdetar të Sarandës.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)