Ylli Manjani, mbështetës publik i “Foltores”, ka kërkuar mbylljen në zyrë të ambasadorëve perëndimorë.
Sipas tij, ringritja e opozitës do të vijë nga shqiptarët.
“Nuk kam pasur asnjë dyshim, përkundrazi, kam bindje të thellë se ambasadorët e SHBA e Britani janë përdorur nga pushteti absolut këtu për propagandë. Janë përdorur si mjete për të dërrmuar opozitën politike në vend.
Padyshim, përdorja e tyre ka ardhur pas lobingjeve korruptive që pushteti ynë ka bërë në Uashington, Londër e madje edhe Bruksel.
Shkatërrimi i opozitës politike ishte dhe mbetet investimi më “serioz” i këtij pushteti. Ai u absolutizua kur opozita u dobësua, u ble e u përça edhe me kontributin e diplomatëve të huaj këtu.
Ndaj kam forcuar mendimin se Ringritja nuk vjen nga jashtë, por nga shqiptarët. Në këtë pikë nuk dakordësohem me opozitën e sotme e cila ende pret mbështetje e zgjidhje nga "të huajt"...
Sa më shpejt ta kuptojnë shqiptarët këtë fuqi të tyre, aq më mirë për Shqipërinë.
Ambasadorët duhet të mbyllen në ambasadat e tyre dhe jo të na bëjnë moral idiot!
Ata kanë mision strikt të përfaqësojnë interesat e vendeve nga vijnë dhe në komunikim zyrtar me qeverinë dhe jo të bëjnë deklarata për shtyp për çështje të politikës, demokracisë apo shtetit tone”, shkruan ai./Tema
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.1%
-
Jo
79.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli! Kjo ‘Shqipëria Madhështore’ është se ç'është, ju vjen dhe Chrisi i Trumpit tani
4 Mars, 19:03
-
Arrestimi i Veliajt/ Ylli Manjani: Prokurori e ka quajtur ndyrësirë në sallën e gjyqit, Dumani ta largojë nga çështja, të nisë edhe hetim disiplinor
24 Shkurt, 13:06
-
Ylli Manjani: Arrestimi i Veliajt mbi hamendësime prokurorësh e hakmarrje! Fillimi i hetimit me anonimat, është tmerri i tmerreve, Fatmir Xhafaj ka të drejtë
16 Shkurt, 09:51
-
Ylli Manjani propozon 10 masa ligjore, burg pa u dënuar vetëm për krimet kundër jetës dhe ata që kapen në flagrancë
15 Shkurt, 12:25
-
Avokatët e dosjes 'Metamorfoza' reagojnë pas intervistës së Altin Dumanit: Sqarim lidhur me vlefshmërinë e të dhënave të SkyECC
23 Nëntor 2024, 12:05
-
Avokatët që çuan në Kushtetuese Sky Ecc, kërkojnë edhe shfuqizimin e një prej dispozitave që vë në përgjim gjyqtarët dhe prokurorët! Seanca në datën 19 nëntor
13 Nëntor 2024, 12:29
-
Ylli Manjani revoltohet me shqiptarët: O legena, që mendoni veç për bukën e gojës! Racë e poshtër (VIDEO)
10 Tetor 2024, 13:09
-
‘Pëllumb Gjoka emëroi drejtorin e policisë së Shkodrës’, avokati Ylli Manjani i përgjigjet Bardhit: S’ka asnjë gjurmë që e lidh me përdorimin e Sky-ECC
13 Shtator 2024, 10:47
-
Ylli Pata: Opa-Soma mu, profili i një 'partie patriote'
26 Gusht 2024, 22:38
-
VIDEO/ Mbi karrige dhe duke kërcyer këngë greke, Ylli Manjani 'e djeg' në jug të Shqipërisë
25 Gusht 2024, 14:59
-
Ylli Pata: 'Dueli' Dumani-Manjani, si thelbi i luftës antikorrupsion
30 Prill 2024, 20:05
-
Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin
16 Prill 2024, 17:01
Asnje moral idjiot nuk na bejn te huajt ,arrogancen dhe shperfilljen Manjani ta bej brenda mureve te opozites se populli i ka te hapura syte nuk e mashtroni dot me.Si mund te flasi nje ish minister drejtesie me kete gjuhe per ambasadoret?? Do e bej opozita Shqiperin prap duke vjedhur se nuk jane ngopur akoma!
Përgjigju