Fondet për veprat publike,ska rrugë
të reja deri në vitin 2018

Fondet për veprat publike,ska rrugë<br />të reja deri në vitin 2018
Ashtu si dhe në vitin 2016, shpenzimet për ndërtimin e rrugëve të reja e të veprave publike do të jenë në mjaft të ulëta edhe për dy vitet që pasojnë. Sipas parashikimeve buxhetore afatmesme të bëra publike nga Qeveria, vetëm në vitin 2018 investimet publike do të arrijnë vlerën prej 65.7 miliardë lekësh, gjithsesi shifër më e ulët se ajo e vitit 2014. Për vitin 2016, për ndërtimin e rrugëve e të veprave publike janë parashikuar të përdoren vetëm 60.4 miliardë lekë, sipas opozitës, kuota më e ulët që prej vitit 1997. Për dy vitet që vijojnë buxheti për investimet kapitale do të rritet përkatësisht me 40 milionë dollarë dhe 50 milionë dollarë, shtesë që gjithsesi nuk mund të përkthehet në investime voluminoze në rrugë e vepra publike.
 
Të ardhurat
 
Por ndërsa tregohet mjaft dorështrënguar me shpenzimet, qeveria parashikon të rrisë ndjeshëm të ardhurat nga taksat e tatimeve. Nga 398,2 miliardë lekë në vitin 2015, të ardhurat buxhetore parashikohen të rriten në 417,6 miliardë në vitin 2016. Edhe më e fortë parashikohet rritja për dy vitet që pasojnë: 446,7 miliardë lekë në vitin 2017 dhe 480,4 lekë në vitin 2018. Nga 272,3 miliardë lekë në vitin 2015, të ardhurat nga tatimet e doganat parashikohet të arrijnë në 283 miliardë në vitin 2016, për të kërcyer në 307,4 miliardë lekë në 2017 e në 331 miliardë lekë në 2018-ën.
 
Taksat
 
Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar priten të shtohen me 7 miliardë lekë në vitin 2016: nga 131,203 lekë 2015 në 138,716 lekë vitin që vjen. Për dy vitet që pasojnë është parashikuar rritje prej 9 miliardë lekësh dhe 10 miliardë lekësh, përkatësisht 147 miliardë dhe 157,9 miliardë lekë. Rritje e dukshme është parashikuar edhe nga tatimi mbi fitimin si dhe nga akcizat.
 
 
 
 
 
 
2016
Projektbuxheti, votimi në seancë të posaçme
 
Pas diskutimit prej rreth 2 javësh në të gjitha komisionet parlamentare, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2016. Ky draft u miratua vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita është shprehur kundër këtij buxheti. Projekt buxheti 2016 është i fokusuar në tre drejtime kryesore si buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave. Sipas relacionit që e shoqëron këtë draft rritja reale ekonomike për vitin 2016 është 3.4 për qind.
Treguesit fiskalë kryesor të buxhetit janë, të ardhurat llogariten në 418 mld lekë, shpenzimet në 452 mld lekë dhe defiçiti në 34 mld lekë. Pas diskutimeve në parim të projektbuxhetit, Kuvendi pritet të miratojë të Premten në seancë të posaçme plenare këtë draft. Më pas, p/buxheti rikthehet sërish për diskutim në komisionet  parlamentare për t’u miratuar nen për nen dhe në tërësi në datën 17 Dhjetor në seancën parlamentare të Kuvendit.
 
 
 
 
 
 
 
 
Opozita
Investimet më të ulëtat që nga 1997
 
 
Sipas Qeverisë asnjë prej projekteve të mëdha rrugore nuk do të përfudojë në vitin 2016 për shkak të pamjaftueshmërisë së fondeve. Bazuar në të dhënat zyrtare nevojiten të paktën edhe 160 milionë euro të tjera për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës, ndërkohë që 50 milionë euro shtesë nevojiten për të përfunduar rrugën Tiranë Elbasan. Duke parë që për vitet 2017-2018 qeveria parashikon ta rrisë me përkatëisht 40 milionë dollarë dhe 50 milionë dollarë fondin për investime publike, perspektiva e përfundimit të këtyre rrugëve duket ende e largët.
 
Opozita
Nga ana e saj, opozita e ka përkufizuar fondin investimeve publike për vitin 2016 si më të ulëtin që prej vitit 1997. Por sipas saj, përveç buxhetit shumë të ulët, investimet publike as nuk po orientohen në drejtimin e duhur. Deputetët e djathtë kanë akuzuar se 30% e fondeve të investimeve në zërin shpenzime kapitale parashikojnë blerjen e automjeteve dhe ristrukturimin e fasadeve të institucioneve shtetërore.
 
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në gazetënshqiptarja.com
 


Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta

Lajmi se bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin, reagon Delina Ibrahimaj: Ja si qëndron e vërteta