Fondi Botëror i jetës së egër paralajmëron se Mesdheu do të kthehet në “det plastik”

Fondi Botëror i jetës së egër paralajmëron se Mesdheu do të kthehet në “det plastik”

Mesdheu është i kërcënuar të transformohet në “det plastik”, paralajmëroi sot WWF, që propozoi një sërë masash për ta shpëtuar nga mbetjet plastike që po e asfiksojnë si asnjë det tjetër në botë.

”WWF ka mbledhur një sërë të dhënash shkencore alarmante”, në një raport të publikuar sot.

Deti Mesdhe përmban një nivel rekord të mikroplastikës, grimca prej të paktën pesë milimetrash, që helmojë të gjithë zinxhirin ushqimor deri në kërcënimin e jetës njerëzore.

”Në total, përqendrimi i mikroplastikës është rreth katër herë më i lartë në këtë det pothuajse të mbyllur sesa në ‘kontinentet’ e mbetjeve plastike të gjetura në oqeane”, nënvizoi WWF.

Për të ndryshuar situatën, OJQ-ja kërkon një marrëveshje ndërkombëtare të detyrueshme për reduktimin e mbetjeve plastike apo për luftën kundër materialit të peshkimit “fantazëm”, të braktisur në ujë.

Në nivelin e vendeve bregdetare, WWF kërkon amplifikimin e riciklimit dhe mbledhjen e mbetjeve, si në veri ashtu dhe në jug, ndalimin e të gjitha qeseve plastike njëpërdorimshe dhe të shtimit të mikroplastikës si përshembull në detergjentë apo kozmetikë, deri në 2025.

Industria duhet të zhvillojë alternativa të riciklueshme apo të dekompozueshme për plastikën dhe të prodhojë duke u nisur nga lëndët e rinovueshme dhe më nga derivatet e naftës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)