Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Detin Mesdhe, raportohet për 5 të vdekur

Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në Detin Mesdhe, raportohet për 5 të vdekur

Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar se një avion ushtarak është rrëzuar në Detin Mesdhe, të premtën e 10 nëntorit, gjatë një stërvitje, duke shkaktuar vdekjen e 5 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane.

Rrëzimi i avionit në Detin Mesdhe ndodhi gjatë një misioni rutinë për kalimin e karburantit mes avionëve në kushte fluturimi, si pjesë e trajnimit ushtarak.

Përmes një deklarate Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, shprehu ngushëllimet “për humbjen tragjike të pesë ushtarakëve amerikanë gjatë një aksidenti stërvitor në Detin Mesdhe të shtunën herët në mëngjes".

Forcat Ajrore amerikane kanë dërguar skuadrilje shtesë në rajon dhe aeroplanmbajtësja “USS Gerald R. Ford”, e cila ka një sërë avionësh në bord, ka operuar gjithashtu në Mesdheun lindor.

Prezenca dhe shtimi i trupës ushtarake amerikane në Detin Mesdhe është bërë për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, në Gaza, me qëllim ndalimin e përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë