Fondi i veçantë, do jepen
9.3 mln € për institucionet

Fondi i veçantë, do jepen<br />9.3 mln € për institucionet
Ministria e Financave ka përcaktuar, me anë të një Udhëzimit të titullarit të saj, një fond të veçantë prej 1.3 miliardë lekësh, ose afro 9.3 milionë euro për shpërblime apo ndihma të posaçme në favor të punonjësve të institucioneve dhe dikastereve qendrore gjatë vitit 2015.

Në përputhje me një VKM të vitit 2010, fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet në masën 5% të fondit të pagave dhe përfshin vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të punonjësve buxhetorë. Në këtë fond nuk përfshihet fondi i pagave për
punonjësit në listë pritjeje, me kontratë të përkohshme, për ushtarakët në reformë, për punonjësit në dispozicion, për pagesën e bashkëshortëve të ushtarakëve dhe atë të studentëve ushtarakë.

Fondi i veçantë përdoret nga drejtuesit e njësive të qeverisjes së përgjithshme për: shpërblimin e punonjësve për rezultate të mira në punë; shpërblimin e punonjësve në fund të vitit kalendarik; shpërblime të tjera, të parashikuara me akte të tjera ligjore apo nënligjore; dhënie
ndihmash të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe për raste të tjera e veprimtari social-kulturore.

Në ndihma të menjëhershme për raste fatkeqësish dhe raste të tjera, të cilat përballohen nga fondi faktik i veçantë, përfshihen pagesat për rastet e vdekjes së punonjësit të institucionit.

Pagesa i jepet familjes së punonjësit nga titullari i institucionit në masën e një page mujore, por jo më pak se 50.000 lekë; vdekjes së një anëtari të familjes së punonjësit (bashkëshorti/ ja, prindërit apo fëmijët). Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 30.000 lekë, për çdo rast;

sëmundjeve të rënda të punonjësit, kur kërkohet një ndërhyrje kirurgjikale apo një trajtim mjekësor i gjatë. Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në 50.000 lekë, për çdo rast; daljes së punonjësve në pension pleqërie.

Pagesa jepet nga titullari i institucionit deri në masën e një page mujore. Fondi i veçantë i njësive shpenzuese nuk është pjesë e fondit të pagave, pasi ky fond alokohet dhe përdoret me miratim të Ministrit të Financave. Limiti maksimal i fondit të veçantë, i parashikuar për t’u përdorur
për çdo njësi të qeverisjes qendrore, është përcaktuar në tabelën e mëposhtme.

Njësitë e qeverisjes qendrore njoftojnë të gjitha njësitë shpenzuese të varësisë për limitin maksimal të fondit të veçantë për t’u shpenzuar prej tyre.Kërkesat për përdorimin e fondit të veçantë, brenda limitit të njoftuar, do të paraqiten rast pas rasti nga njësitë e qeverisjes qendrore tek
nëpunësi i parë autorizues, i cili i shqyrton nëpërmjet strukturës përgjegjëse për buxhetin dhe propozon për miratim tek Ministri i Financave. 

Kjo kërkesë duhet të përmbajë edhe informacionin lidhur me shumën e përdorur nga fondi i veçantë deri në momentin e paraqitjes së kësaj kërkese. 

Përfituesit

Fondi i veçantë në njësitë e qeverisjes së përgjithshme krijohet, sipas ligjit në fuëi, në masën 5% të fondit të pagave dhe përfshin vetëm fondin e pagave për numrin faktik organik të buxhetorëve.  

Përjashtimet 

Nuk përfi tojnë punonjësit në listë pritjeje, me kontratë të përkohshme, ushtarakët në reformë, punonjësit në dispozicion apo bashkëshortët e ushtarakëve dhe pagat për studentët ushtarakë.

Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Reali kampion, humbja e Barcelonës i jep titullin e 36 në La Liga! Në Angli 'tërbohet' Halaand, Reus 'përlot' Dortmundin

GOLAT/ Reali kampion, humbja e Barcelonës i jep titullin e 36 në La Liga! Në Angli 'tërbohet' Halaand, Reus 'përlot' Dortmundin