TIRANE- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, Guvernatori, Adrian Fullani, e zyrtarë të tjerë zhvilluan dje një konferencë për median me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ministri Cani tha gjatë konferencës se "mundësia për marrëveshje është e madhe, por unë s'po e deklaroj këtë". Në njoftimin e Ministrisë së Financave bëhet fjalë për një kredi prej 300 milionë dollarë në tre vjet, vetëm nga FMN, ndërkohë që priten edhe 350 milionë dollarë kredi nga Banka Botërore. Kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani theksoi se marrëveshja me FMN bën që ekonomia të rimëkëmbet. Ndërsa Kreu i delegacionit të FMN-së në Tiranë, Nadeem Ilahi deklaroi se marrëveshja është arritur, por do zyrtarizohet në janar.
FMN
Kreu i delegacionit të FMN-së në Tiranë, Nadeem Ilahi tha se, me qeverinë shqiptare është arritur një marrëveshje për bashkëpunimin dhe dhënien e më shumë se 300 milionë dollarë për tre vjet. Por sipas tij, kjo marrëveshje do të miratohet në janar të vitit 2014 nga bordi i FMN në Uashington. “Kemi ardhur këtu pas 3 muajsh diskutime intensive me qeverinë shqiptare. Kemi arritur një marrëveshje që do të jetë për 3 vjet dhe me një shumë prej më shumë se 300 milionë dollarësh për 3 vjet. Dhe për këtë marrëveshje do të ketë sërë reformash që do të ndërmerren nga qeveria shqiptare. Në Shqipëri kanë ardhur disa misione që kanë parë gjendjen në financat shqiptare. Sot kemi arritur në kulmin e 3 muajve diskutime duke arritur edhe marrëveshjen mes FMN dhe qeverisë shqiptare”, - theksoi ai
Fullani
Gjatë konferencës, ka folur edhe kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani i cili tha se, ky institucion do të japë ndihmën e saj për rimëkëmbjen e ekonomisë.“U diskutuar gjerësisht për politikat financiare që do të ndërmarrë qeveria shqiptare. Marrëveshja plotëson shqetësimet tona kryesore që i kemi ndarë me ju. Marrëveshja me FMN-nw në këtë kohë është një ndër zgjidhjet optimale.
Besueshmëria
Marrëveshja me FMN-në për marrjen e huasë të një shumë prej 300 milionë dollarësh, duket se do të hap rrugën edhe për huanë e mundshme nga Banka Botërire. Kjo për faktin se akordimi I një shumë të tillë kërkon që huamarrësit të jenë të besueshmëria. Bashkëpunimi i Qeverisë me ekspertë ndërkombëtare për të ndërmarr reforma që do të rimëkëmbin ekonominë, kanë siguruar institucionet finaciare të huaja për seriozitetin dhe punën që do të ndërmerret për të rimëkëmbur finacat e Shqipërisë.
Shkrimi u publikua sot (18.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Debat në Komisionin e Ekonomisë