Fondi Shqiptar i Zhvillimit mundëson
turizmin në Kep të Rodonit

TIRANE - Kepi i Rodonit do të përjetojë një sezon turistik krejt ndryshe, falë rrugës së re që ka përfunduar vjeshtën e kaluar, me një financim prej 287 milionë lekësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).

Banorët e komunës së Ishmit thonë se në këtë zonë banojnë rreth 5.500 vetë, komunikimi i të cilëve është lehtësuar shumë pas përfundimit të rrugës. Këtë vit pritet që një numër i madh vizitorësh të vijnë për të shijuar këtë territor të panjohur.

Një nga pjesët më të bukura të bregdetit shqiptar të Adriatikut për herë të parë në histori do të jetë shumë më pranë pushuesve dhe vizitorëve, të cilët e kanë patur të pamundur të lëvizin drejt plazheve të kësaj zone me automjet, veçanërisht në stinën e dimrit.

Deri para disa muajsh ishte shumë më e lehtë të mbërrije në Kepin e Rodonit me rrugë detare, kurse tani mjafton të jesh në plazhin e Shën Pjetrit në Gjirin e Lalzit dhe më pas të vijosh drejt fshatrave Draç e Shetaj. E gjithë koha me automjet nga Durrësi në Kepin e Rodonit përmes Sukthit dhe Shën Pjetrit nuk zgjat më shumë se një orë.

Rruga e re me gjatësi 5 km që nis në Shën Pjetër ka një pamje tejet panoramike. Aktualisht në plazhin e vogël ku ndodhet edhe moli prej betoni dhe ku ankorohen barkat e vogla mund të mbërrish edhe me autoveturë, përmes një rruge të asfaltuar në pjesën e parë të saj dhe të përgatitur me çakull në dy km e fundit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.05.2013

Redkasi Online
(b.mshqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën