Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka festuar sot 20-vjetorin e themelimit. Në një pritje të organizuar në kryeministri, me pjesëmarrjen e kryetarit të fondit Majkëll Granof dhe studentëve të programit “Lead Albania”, kryeministri Edi Rama e cilësoi krijimin e fondit Shqiptaro-Amerikan në vitin 1995 nga president i SHBA-së Bill Clinton, si fillimin e një kapitulli të ri për Shqipërinë dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Për Ramën marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë më të mirat e mundshme që vendi jonë ka me një shtet tjetër. “Pas 93 vjetësh marrdhëniet me SHBA janë më të mirat e mundshme që ne kemi me një shtet tjetër, janë këto marrëdhënie që i kanë dhënë një dimension tjetër shqiptarëve. Deklarata  e përbashkët për partneritet strategjik, pasqyron nivelin e lartë e marrëdhënieve dhe materializon një kalendar konkrekt bashkëpunimi. Ndihma në demokratizimin dhe zgjidhja e çëshjtes shqiptare të Koaovës i dedikohet më së pari SHBA dhe padyshim edhe marrëdhnieve të shkëlyqera të SHBA-së me Shqipërinë” ,u shpreh kryeministri Rama.

Sipas Ramës, fondi Shqiptaro-Amerikan është modeli që ka shërbyer si pikë referimi për të gjithë ata që kanë nevojë në rrugën e  realizimit të ideve sipërmarrëse.

Me rastin e përvjetorit të fondit do të kërkohej një parafrazim,që do t’i shkonte fjala e  një sipërmarrësi amerikan. Skotbelski i cili thotë” nuk është fjala për ide, por është fjala për  ide që realizohen”. Fondi Shqiptaro-Amerikan ishte dëshmia, dhe mbetet dëshmia e faktit se idetë vlejnë kur realizohen. Dhe në Shqipëri fondi Shqiptaro- Amerikan u bë dëshmitar i të vërtetës se është e mundur që idetë të realizohen, që të investohet në mënyrë të guximshme, transparente dhe në mënyrë të sukseshmne. Kështu besoj që përtej të gjitha meritave që fondi i rezervon vetvetes dhe atyre që e drejtojnë apo që e mbajtën atë gjallë në jetën e përditshme, merita e fondit është modeli që ai ka krijuar si pikë referimi për të gjithë ata që kanë nevojë për një model që të inkurajojë në rrugën e realizimit të ideve sipërmarrëse”, tha Rama.

Më tej në fjalën e tij, Rama renditi investimet e bëra nga fondi Shqiptaro-Amerikan në këto 20 vite,ku ndër të tjera veçoi si shembull suksesi krijimin e Bankës Amerikane të Shqipërisë në vitin 1998, e cila sipas tij ishte banka që arriti të bëhej institucioni më i madh bankar në vend.

Në 20 vite fondi është krijuesi i tërësisë më të madhe të partneriteteve  me qeverinë, burime tjera kapitalesh apo ekspertë. Në 20 vite me një kapital fillestar prej 30 milionë dollar, gjeneroi 300 milionë. Fondi Shqiptaro-Amerikan ndoshta është fondi më i suksesshëm i zinxhirit të fondeve simotra. Ka investuar në më shumë se 20 shoqëri dhe ka hapur mbi 7 mijë vende pune. Ka ndikuar me 2 miliardë dollaë në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Investimet e fondit kanë tërhequr investime të huaja rreth 300 milionë dollare”, kujtoi kryeministri.

Dhe për ta mbyllur kryeministri tha se fondi është një nga të paktat emra që nuk krijon luftë politike. “Duhemi s’duhemi, fondin e duam”, ishte fraza me të cilën Rama përmbylli fjalën e tij, duke i uruar fondit Shqiptar-Amerikan 20-vjetorin.

Si dhuratë në 20-vjetorin e themelimit, Rama i akordoi fondit Shqiptaro-Amerikan, “Medaljen e Mirënjohjes”. “Do doja të falenderoja kryeministrin për faktin që i dha fondit këtë medalje. Është interesante që ju bëtë një zgjedhje të mençur për t’ia dhënë këtë medalje fondacionit si institucion dhe jo si individ”, u shpreh Granof.

 rama

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com