Si forca që mori numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste përfiton pjesën më të madhe të tortës financiare për 2023. Sipas projekt-vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, selia rozë përfiton rreth 151.5 milionë lekë.
Partia Demokratike, arkën e së cilës aktualisht e menaxhon Gazment Bardhi, merr 100 milionë lekë. Zgjidhja e ngërçit juridik më 3 mars në Gjykatën e Apelit për drejtimin e PD do të vendosë përfundimisht nëse thesin e partisë do të vazhdojë ta mbajë Bardhi, apo do t’i kalojnë Sali Berishës, që prej një viti në selinë blu, nuk dihet me çfarë parash kryen organizimet politike.
Por teksa ndryshe nga aleatët e tyre demokratë, çështjet e drejtimit i kanë të zgjidhura, arka e ish LSI, tashmë Partia e Lirisë do të jetë më e shfryrë, për shkak se në zgjedhjet parlamentare të 2021 mori më pak vota se në 2017. Për 2023, Partia Lirisë përfiton vetëm 15.577 mijë lekë.
Në bazë të projekt-vendimit të KQZ, janë në total 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh, mes të cilave edhe “Nisma Thurje” e vetmja forcë politike që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nuk siguroi dot një mandate deputeti.
Fondet vjetore nuk do të jenë të vetmet që do të përfitojnë palët politike. Viti zgjedhor I jep atyre mundësinë të përfitojnë para edhe për fushatën elektorale për bashkitë, përfshirë edhe PD, të cilën bojkoti I zgjedhjeve të 2019 nuk do ta penalizojë për paratë.
SI.E./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3656
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
8 janari, Denis Dyrnjaja: Demokratët lëpinë atë që kanë pështyrë! Janë produkte të Berishës, çojnë kallëzime në SPAK, pastaj i thonë 'organizatë kriminale'
9 Janar, 14:26