Beyoncé është zyrtarisht miliardere! Tanimë këngëtarja i bashkohet një grupi elitar të famshmish që kanë kaluar pragun me tri presje, njofton Forbes. Nga 22 artistët miliarderë të identifikuar, thuajse gjysma janë shtuar në tre vitet e fundit dhe tani ajo është këngëtarja e pestë që hyn në grup pas të shoqit, Jay-Z, Taylor Swift, Bruce Springsteen dhe Rihanna.
Turneu i saj, Renaissance, të cilin ajo e realizoi gjatë vitit 2023 u duk se ishte kulmi i karrierës. Prej tij ajo grumbulloi 600 miliardë dollarë dhe siguroi vendin e saj si një nga ikonat më të mëdha të kulturës pop në botë.
Por 44-vjeçarja nuk u ndal sepse në 2024, me albumin “Cowboy Carter” i hapi vetes mundësi të reja komerciale, një performancë në NFL për Krishtlindje dhe turneun më fitimprurës në botë gjatë 2025 duke fituar denjësisht titullin e miliarderes.
Artistaj ka edhe disa biznese si një linjë kujdesi për flokët, Cécred, uiski SirDavis dhe një linjë veshjesh, Ivy Park që ndali punën në 2024. Megjithatë, fitimet e saj më të mëdha vijnë nga muzika sepse zotëron të drejtat e katalogut gjigant që ka dhe grumbullon shuma marramendëse nga turnetë.
Komente



