Forbes, ja 30 pasanikët e
amerikës, ndoshta dhe të botës

SHBA - Warren Buffet, Oprah Winfrey dhe Bill Gates qëndrojnë me krenari sërisht në krye të listës të 400 personave më të pasur të Amerikës, në edicionin e 30 të revistës së mirënjohur Forbes.

Për të 19-tin vit rradhazi, Bill Gates, kryetari i korporatës Microsoft, kryeson listën me 66 miliard dollarë, 7 miliard dollarë më shumë se vitin e shkuar.

Warren Buffet, kryetari dhe shefi ekzekutiv i konglomeratit të sigurimeve Berkshire Hathaway Inc, renditej i dyti me 46 miliard, i ndjekur nga Larry Ellison, drejtuesi dhe krijuesi i programit dhe korporatës Oracle me 41 miliard, si dhe vëllezit Koch, Charles dhe David, të cilët zotërojnë konglomeratin e energjisë dhe kimikateve, që mban emrin e tyre, Koch Industries, të cilët sipas revistës Forbes renditeshin të katërt me 31 miliard dollarë.

Ndërkohë që Oprah Winfrey, që qëndron në kopertinën e revistës, renditet në vendin e 151, me shumën neto prej 2.7 miliard dollarë.

Në listë bëjnë pjesë 45 persona, mbi 42 vjec. Sipas Forbes, 400 personat më të pasur në Amerikë janë të gjithë miliarderë, shumica prej të cilëve janë bërë vetë dhe kryesisht meshkuj.

Vlera mesatare neto e një anëtari të 400 pjestarëve të Forbes është 4.2 miliard dollarë, në krahasim me 3.8 miliard në vitin 2011, ndërkohë që vlera e kombinuar neto e klubit është 126 miliard dollarë.

forbes lista e te pasurve 2

(ed/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës

Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës