Forbes: Lista e miliarderëve të Evropës

Forbes: Lista e miliarderëve të Evropës

Në një vit që u karakterizua nga kriza numri i miliarderëve në të gjithë botën u rrit me 660 krahasuar me vitin e kaluar sipas revistës Forbes.

Duke arritur tanimë një rekord ku 2,755 njerëz në mbarë botën posedojnë më shumë se 1 miliard dollarë, duke kapur vlerën e 13.1 trilionë dollarë së bashku.

SHBA vazhdon të ketë më shumë miliarderë se çdo vend tjetër me 724, ndjekur nga Kina me 698, India 140, Gjermania 136 dhe Rusia 117.

Në një kohë që për të katërtin vit radhazi themeluesi i Amazon Jezz Bezos mbetet në krye të listës me një pasuri prej 177 miliardë dollarësh, edhe miliarderët evropianë shënua një rritje të konsiderueshme.

Por cilët janë miliarderët më të pasur në Evropë?

1. Bernaurd Arnault  dhe familja e tij, me një pasuri që kap vlerat e 150 miliardë dollarësh  dhe që renditet i treti për nga pasuria në botë.

Arnault, 72 vjeçar u bashkua me ndërmarrjen e babait të tij në vitet 1970 dhe shpejt e ktheu atë në një konglomerat të specializuar në mallra luksoze. Grupi LVMH ka rreth 70 marka duke filluar nga Louis Vuitton, Christian Dior te Sephora, Tag Heuer dhe Bulgary dhe kompanitë e pijeve alkoolike Moet & Chandon dhe Veuve Clicquot.

2. Amancio Ortega Gaona, aksioneri themelues i grupit të modës Inditex renditet i dyti në Evropë dhe i 11 në botë me një pasuri që kap vlerat e  77 miliardë dollarëve.

85 vjeçari Ortega,  bashkë-themeloi gjigantin me pakicë Inditex në 1975 me gruan e tij të ndjerë dhe tani zotëron rreth 60 përqind të grupit , i cila operon me tetë marka përfshirë Zara, Massimo Dutti dhe Pull & Bear.

3. Francoise Bettencourt Meyers dhe familja e saj, renditen të tretën në Evropë dhe të 12 në botë me një pasuri qe kap vlerën  e 73.6 miliardë dollarëve.  Bettencourt Meyers, 67 vjeçare,  është gruaja më e pasur në botë. Familja e saj kontrollon rreth 33 përqind të aksioneve të L'Oreal, perandoria e bukurisë e themeluar nga gjyshi i saj.

4. Francois Pinault dhe familja e tij, renditen të katërtit në Evropë dhe të 32 në botë me një pasuri që kap vlerat e  42.3 miliardë dollarëve.

84 vjeçari Pinault, është themeluesi dhe kryetari i nderit i Kering, i cili fillimisht operoi si një kompani druri dhe materialesh ndërtimi por u zgjerua në mallra luksoze.

Grupi tani zotëron disa nga shtëpitë më të famshme të stilistëve në botë duke përfshirë Saint Laurent, Alexander McQueen dhe Gucci. Ajo gjithashtu zotëron shtëpinë e ankandeve Christie's.

5. Beate Heister & Karl Albrecht Jr, renditen të pestët në Evropë dhe të 35 në botë me një pasuri që kap vlerat e 39.2 miliardë dollarëve. Heister dhe Albrecht janë fëmijët e Karl Albrecht Sr, i cili vdiq në 2014, duke u lënë atyre perandorinë Aldi me pakicë që ai kishte ndërtuar me vëllain e tij pas Luftës së Dytë Botërore.

6. Dieter Shvarc, rënditet i 38b në botë  me një pasuri që kap vlerat e 36.9 miliardë dollarëve.

81 vjeçari Schwarz, është në krye të grupit Schwarz, të cilin ai e trashëgoi nga babai i tij. Grupi operon me dy zinxhirë supermarketesh - Kaufland dhe Lidl - dhe arriti të sigurojë mbi 140 miliardë dollarë vitin e kaluar.

7. Giovanni Ferrero, renditet i 40 në botë me një pasuri që kap vlerën e 35.1 miliardë dollarëve. 56 vjeçari Ferrero, është kryetari ekzekutiv i kompanisë së njohur  më shumë për çokollatat ikonike  Nutella dhe Kinder. Kompania siguroi pothuajse 15 miliardë dollarë shitje vitin e kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion