Pavarësisht të gjitha pengesave që hasën në vitin 2025 nga humbje vendesh pune që rivalizojnë ato të pandemisë, te përkeqësimi të toksicitetit në hapësirën online, apo dhe një qortim i caktuar presidencial drejtuar një gazetareje, duke evokuar një kafshë ferme  udhëheqëset dhe pararojat në listën e 100 Grave me Fuqi të Forbes 2025 rezistuan si shembuj të qëndrueshmërisë në kohë të trazuara. 

Në pesë e vendet e para të listës, janë 5 politikane. Duke nisur me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit europian, e pasuar në vend të dytë nga Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane dhe Sanae Takaichi, kryeministre e Japonisë, gruaja e parë në histori që drejtoi kombin me një PBB prej 4 trilion dollarësh, që plotëson podiumin në vendin e tretë.

Një tjetër kryeministre, italiania Giorgia Meloni renditet e katërta e ndjekur nga Claudia Sheinbaum, presidente e Meksikës. Lista e 22-të vjetore e Forbes e 100 Grave më të Fuqishme në Botë u përcaktua nga katër parametra kryesorë: paratë, media, ndikimi dhe sferat e ndikimit.

Për udhëheqësit politikë, u mor në konsideratë produkti i brendshme bruto dhe popullsia; për drejtuesit e korporatave, të ardhurat, vlerësimet dhe numri i punonjësve ishin kritike. Përmendja e emrit në media u analizua për të gjitha.

10 të parat në klasifikim:
1.    Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
2.    Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane
3.    Sanae Takaichi, Kryeministre e Japonisë
4.    Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë
5.    Claudia Sheinbaum, Presidente e Meksikës
6.    Julie Sëeet, Presidente dhe Drejtore Ekzekutive e Accenture
7.    Mary Barra, Drejtore Ekzekutive e General Motors
8.    Jane Fraser, Drejtore Ekzekutive e Citigroup
9.    Abigail Johnson, Presidente dhe Drejtore Ekzekutive e Fidelity Investments
10.   Lisa Su, Drejtore Ekzekutive e AMD