'Forbes' publikon listën e këngëtarëve më të paguar në botë

'Forbes' publikon listën e këngëtarëve më të paguar në botë

Ndër këngëtarët më të paguar

Beteja mes Taylor Swift dhe Kanye West për artistin më të mirë ka përfunduar, pasi Swift është shpallur këngëtarja më e paguar në vitin 2019 nga revista "Forbes".

Këngëtarja fitoi 185 milionë dollarë falë një marrëveshje të re rekord, si dhe nga turneu i saj më i fundit.

West nuk ishte shumë larg, me 150 milionë dollarë, falë një rritje të shitjeve të atleteve Yeezy.

"Unë jam një djalë produkti në thelbin tim. Bëj produkte që njerëzit të ndjejnë një gëzim të jashtëzakonshëm dhe të zgjidhin çështje e probleme në jetën e tyre, kjo është zgjidhja që unë dua të bëj", është shprehur West.

Kantautori dhe këngëtari britanik Ed Sheeran është në vendin e tretë me 110 milionë dollarë dhe grupi i muzikës rok në Kaliforni “The Eagles” në vend të katërt me 100 milionë dollarë.

Vendin e pestë e zuri Elton John, i cili mblodhi 84 milionë dollarë në vitin 2019 në mes të turneut të tij të lamtumirës.

Jay-Z dhe Beyoncé janë në vend të gjashtë me 81 milionë dollarë.

Për të përcaktuar renditjen, “Forbesn” i llogarit të ardhurat nga turnetë muzikore, muzika dhe sipërmarrjet e biznesit të jashtme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria