Forbes:Shqipëria destinacioni
më i lirë në botë për turizëm

Forbes:Shqipëria destinacioni<br />më i lirë në botë për turizëm
Revista Forbes e rendit Shqipërinë si destinacionin më të lirë të botës për vitin 2017.

Jo vetëm brigjet, sitet arkeologjike por edhe objektet e komunizmit të kthyera tashëm në art janë disa elementë që tërheqin turistët duke e shndërruar vendin tonë një destinacion të duhur për të pushuar.
 
Sipas revistës amerikane  Shqipëria  cilësohet si vendi më i përballueshëm në të gjitha zonat ku mbërrin dollari nga Vietnami në Las Vegas .

“Në këtë cep të harruar të Europës, aty ku jo çdo kush shkon, mund të gjesh akomodim deri në 5 dollarë personi” citohet në shkrim
 
Revista amerikane sugjeron Jugun e Shqipërisë dhe Rivierën shqiptare si një nga destinacionet kryesore për 2017.

“Me plazhe fantastike, duke përfshirë edhe portin e Sarandës, Shqipëria i jep mundësi vizitorëve të shijojnë ujrat mesdhetare me cmime të arsyeshme. Akomodomi varion nga 5 dollaë për person por edhe shëtitjet në det janë të arsyeshme. Duke mos harruar edhe sitet historike përrteh Shqipërisë ku hyrja është falas por edhe cmimet janë shumë të ulta 2 deri në 5 dollarë. Nga qyteti mesjetar i Gjirokastrës tek rrënojat e Butrintit, do të gjeni një pamje shumë të ndryshme të Europës, të cilën ia vlen ta vizitosh përpara se të dynden të gjithë” shkruan revista.

Një renditje e tillë e revistës vjen pikërisht kur Shqipëria është në pikun e sesonit turistik, ku gjenden me mijëra turistë të cilët shijojnë brigjet, malet, sitet kulturore dhe cdo gjë.

Po ashtu edhe një raport i Eurostat, shkruan revista e rendit Shqipërinë si një nga vendet ku cmimet në restorante dhe hotele janë më të lirat.

Revista ndër të tjera cilëson se edhe elementët e epokës komuniste të shndërruara në art janë elementë që shndërrojnë Shqipërinë në një destinacion të duhur për të pushuar

“E shkuara komuniste është është një pjesë e rëndësishme cka tërheqë turistët në Shqipëri. Shumë ndërtesa që i përkisnin regjimit janë shndërruar në vende turistike  të cilat vizitohen nga turistët por edhe nga të rinjtë që e njohin shumë pak kohën para viteve 90. Muzeu ‘Shtëpia e Gjetheve, Bunk’Art i cili ndodhet në periferi të kryeqytetit  janë disa nga destinacionet që të ofron Shqipëria,” shkruan revista.
 
 Edhe më herët shumë revista të njohura e kanë renditur vendin tonë si një nga destinacionet  kryesore  në botë që duhen vizituar
Shqipëria ka marrë më herët edhe vlerëismin  e CNN si një prej 17 destinacioneve globale që nuk duhen humbur në 2017-tën, në një kohë kur lista përfshin edhe vendet e tjera të njohura si SHBA, Kanada, Francë, Danimarkë dhe Australi.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja