'Forbes': Shqipëria në listën e vendeve të paprekura nga turizmi masiv

Shqipëria një nga destinacionet më të bukura të evropiane që duhen vizituar gjatë  vitit 2024, si një mundësi  ideale për t’iu larguar turizmit masiv.  Rekomandimi tashmë është bërë nga një prej mediave më të mëdha dhe më me ndikimin në nivel global, Forbes.  

Promovimin që revista amerikane i ka bërë Shqipërisë e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale duke i dhënë zë elementëve më të rëndësishëm të turizmit shqiptar si agroturizmi, turizmi malor apo edhe kulinaria e mikpritja.

Forbes shkruan se “Hinoki Travels”, pas një  udhëtimi 9-ditor të një grupi turistësh që eksploroi vendin, ushqimin, bujqësinë dhe peizazhet e bukura, e sugjeron Shqipërinë për fermat e saj me ushqime të freskëta, të prodhuara në vend, shtigjet malore të paeksploruara dhe mikpritjen e ngrohtë.

Aventurat e grupit të turistëve kanë ndarë eksperiencën e ecjes prej pesë deri në gjashtë orë në ditë në terrenet me lartësi të ndryshme, ndërsa sugjerohet edhe një udhëtim ‘rafting’ në lumin e egër të Evropës, Vjosa.

Forbes” i ka njohur lexuesit e saj edhe me çmimin prej 3250 dollarësh që do të kushtonte një udhëtim i ngjashëm i tyre në Shqipëri për një tur 9-ditor. Propozimet e tjera të revistës amerikanë janë ture të ngjashme në Lituani e Letoni si dhe fshatrat e Greqisë Veriore.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë

‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë