Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare ka dërguar anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me një postimin në rrjetet sociale, ku shprehet se marina shqiptare do të patrullojë në Mesdhe me anijen Butrinti. 

Ministri bënë me dije edhe detyrat që do të kryej ekuipazhi shqiptar. 

“Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Pas anijes Lissus në detin Egje, marina shqiptare do të patrullojë në Mesdhe në kuadër të operacionit FOCOPS edhe me anijen Butrinti.

Ekuipazhi shqiptar do të kryejë detyra speciale nën Komandën e Forcave Detare të NATO-s për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm”, tha ai. 

Anija “Butrinti” është  anija e dytë e dërguar nga Shqipëria për operacionet e NATO-s, pasi në 9 shkurt të këtij viti, anija shqiptare LISSUS ishte pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje. 
LISSUS mori pjesë në stërvitjen e përbashkët me anijen flamurtare gjermane GROMITZ në ujërat ndërkombëtare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë