‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte regjisori dhe aktori i njohur Genci Fuga, për të rrëfyer një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Në fund të muajit korrik të vitit të kaluar, aktori i njohur Genci Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë. Pas problemeve me shëndetin, duket se Genci Fuga ia ka dalë, dhe sot gëzon shëndet të plotë.

”Jam shumë i lumtur dhe falenderues, sepse u riktheva ekskluzivisht falë dashurisë” tha në studio aktori, ndërsa shtoi se ishte gjithashtu i lumtur që Perëndia i dha këtë sfidë përpara dhe e rrethoi me njerëzit e duhur për t’ia dalë. ”Unë besoj se dashuria është si bumerangu, hidhe se herët a vonë do të kthehet, kështu që dhe mua dashuria që mora më ndihmoi të kthehem” theksoi ai.

Dhe në ‘jetën e dytë’ ai ka zgjedhur të marrë dhe të japë dashuri, e kjo është monedha më e mirë që ka.

”Ju nuk e keni idenë se sa e bukur të duket bota, kur të vjen si imazh gjëja e parë, pasi u ktheva ajo ishte fytyra e Enit” tregoi Genci i emocionuar.

Nga kjo periudhë e vështirë ai kuptoi sesa pak është fjala “Faleminderit” dhe forcën e madhe të dashurisë që kishte nga familja dhe njerëzit që aq shumë e duan.

”Kam filluar që tani të vlerësoj kohën dhe t’a harxhoj me gjëra të mira dhe të rëndësishme, ndryshe nga më parë ku nuk e vlerësoja kaq shumë” theksoi Genci, teksa foli për ‘mësimin’ që kishte marrë nga kjo histori. ”Si në jetën e parë, por dhe tashti në jetën e dytë, unë nuk kam rreshtur pa dashuruar Enin si femër” tha Genci i emocionuar.

Gjatë emisionit ai u përshëndet dhe nga dy miq zemre si Rozi Kostani dhe Alert Çeloaliaj, të cilët shprehën vlerësimin për Gencin si mik, koleg, bashkëshort dhe baba i dedikuar. Pas ngarjes së vitit të kaluar, aktori i njohur u rikthye mes kolegëve dhe miqve. Ai sot gëzon shëndet të plotë, pasi në një kohë rekord, brenda pak orësh nga apeli i bërë nga aktorja dhe bashkëshortja e tij Eni Jani, shuma e kërkuar për ndërhyrjen u sigurua, madje u mblodhën 43 mijë nga dhurimet përmes aplikacionit gofundme. Rreth 1200 qytetarë kontribuan për shërimin e Fugës, mes të cilëve artistë, kolegë, aktorë dhe personazhe publike. Po atë mbrëmje aktorja Eni Jani njoftoi mbledhjen e shumës, ndërsa falenderoi miqtë e publikun për mbështetjen dhe ndihmën monetare si dhe mjekët që kryen operacionin. 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Margarita: 05/10/2024 18:54

    Z.Genci, Do te ishte e duhur dhe me vlera mirenjohese ndaj te gjithe atyre shqiptareve qe kontribuan financiarisht per te te shpetuar ty ! Sa per dashurine tende, ti do ti kishe kthyer kembet nga dielli ! Burra si ty qe futen ne b....t e grave mbeten te vegjel dhe pa dinjitet vlerash !

    Përgjigju
  • Linda: 05/10/2024 18:53

    Z.Genci, Do te ishte e duhur dhe me vlera mirenjohese ndaj te gjithe atyre shqiptareve qe kontribuan financiarisht per te te shpetuar ty ! Sa per dashurine tende, ti do ti kishe kthyer kembet nga dielli ! Burra si ty qe futen ne b....t e grave mbeten te vegjel dhe pa dinjitet vlerash !

    Përgjigju
  • Linda: 05/10/2024 18:44

    Ndjese, Te ishte per dashurine tende Z.Genci do te ishe harruar nga kjo bote ! Ishte dashuria jote qe kerkoi lēmoshe duke i bere thirrje ne media te kontribuonin me vlere monetare te te shpetonin jeten ty ! Behu mirenjohes ndihmes monetare qe te dhane ty shume shqiptare ! Normal, burra si ty qe futen ne b....t e grave meriten ua japin ketyre te fundit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë

Bllokimi i TikTok pas vrasjes së Martinit, Rama i përgjigjet sulmeve: Dy Shqipëri përballë tragjedisë, një që reflekton dhe një që bën farsë