Forcat ajrore shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët me Misionin federal të Gardës Kombëtare Ajrore të SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u shpreh se partneriteti i ngushtë me SHBA hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave shqiptare.

Sipas Vengut, do të ketë reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe ndërveprim të koordinuar me aleatët në terren.

“106th Rescue Wing dhe Forca Ajrore Shqiptare në aksion, në një stërvitje të përbashkët për furnizim të shpejtë dhe efikas.

Partneriteti i ngushtë me Shtetet e Bashkuara hap mundësi të reja për përgatitjen operacionale të trupave tona, reagim të menjëhershëm në kohë krize dhe ndërveprim të koordinuar me aleatët në terren.”, shkruan Vengu.