Forcat e Armatosura: Atasheu
shqiptar s'ka ardhur në Tiranë

Forcat e Armatosura: Atasheu<br />shqiptar s'ka ardhur në Tiranë
TIRANË – Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka njoftuar mediat me anën e një njoftimit se vjedhja e makinës së Atasheut Ushtarak të Shqipërisë në SHBA nuk ka ndodhur dhe lajmi i shpërndarë në media nuk është i vërtetë.

Sipas FA-së, Atasheu ushatarak shqiptar së bashku me familjen e tij nuk ka qënë në Tiranë ditët e fundit dhe është me detyrë në ambasadën shqiptare në SHBA.     

Sipas një lajmi të publikuar sot në media atasheut ushtarak të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është vjedhur laptopi i shërbimit me gjithë kodifikimet përkatëse dje në Lushnje.

LAJMI I PUBLIKUAR NE MEDIA
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30, kur tre të rinj kanë marrë nga makina me të cilën udhëtonte atasheu, laptopin me të dhëna të rëndësishme si dhe një çantë në të cilën ndodheshin gjashtë ora të markave të ndryshme.

Policia ka mundur të ndërhyjë dhe të arrestojë në flagrancë shtetasin Ardian Duka, I datëlindjes 27.07.1986, lindur dhe banues në Tiranë, Mirgel Beqiraj, I datëlindjes 08.04.1983 banues në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Arben Tirana.

Ata akuzohen për veprën penale të vjedhjes dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat hetimore. Nuk bëhet e ditur se çfarë përmbante laptopi i atasheut shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin