Forcat e Armatosura/ Për herë të parë i bashkohen 2 femra zhytëse
Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë transformimin edhe sa i përket trajnimit të efektivëve.
Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë transformimin edhe sa i përket trajnimit të efektivëve. Për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare, 2 vajza po stërviten për t’u bërë pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit në ujë.Egzime Muça dhe Margarita Gjerko janë dy ushtare, të cilat janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura vetëm pak muaj më parë, por kaq i ka mjaftuar për të bërë atë që se ka bërë asnjë vajzë para tyre.
Përveç se janë dy vajza, të bën përshtypje mosha e tyre, Muça 21 vjeçe, ndërsa Gjerko 19 vjeçe, një shembull për t’u ndjekur nga bashkëmoshataret e tyre.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një videoje të publikuar në Facebook përshëndet sfidën e dy vajzave.
Nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj ëngjëj mbrojtjes, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive.Por për herë të parë dy vajza, ushtare të reja të FA po stërviten për t’u bërë pjesë e togëujore. #Respekt për vullnetin!.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Në video ato shprehen të vetëdijshme për vështirësitë që kërkon kjo detyre, por duken të vendosura për t’i shkuar deri në fund kësaj sfide.
Angazhimet e ushtrisë shqiptare në misionet jashtë vendit, por edhe ato brenda vendit gjatë emergjencave civile kanë rithyer dëshirën e të rinjve për t’u futur në ushtri, kjo edhe për shkak të rritjes së vëmendjes së qeverisë për Forcat e Armatosura, pasi kryeministri Rama ka premtuar rritje të konsiderueshme në trajtimin financiar për ushtarakët shqiptar./Lexo.al
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
E ngarkuara e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA-së! Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve
7 Janar, 16:03
-
24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
7 Janar, 13:41
-
Prezantohet komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Aleksandër Pando! Si do të jetë infrastruktura e re
6 Janar, 21:00
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
VIDEOLAJM/ Babagjyshi vjen me helikopter për Vitin e Ri 2025, ndan dhurata për fëmijët e Forcave të Armatosura
31 Dhjetor 2024, 08:47
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Rama: Ushtria shqiptare e dyta më e paguara në rajon, flotë helikopterësh dhe dronësh
30 Dhjetor 2024, 13:23
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Forcat e Armatosura pajisen me snajper të kalibrit 12.7 mm, ofron qitje nga një distancë e largët
28 Dhjetor 2024, 11:59
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor 2024, 18:51
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor 2024, 14:22