Fier-Xhaçka ka takuar Forcat e Armatosura në Darzezë, pas përfundimit të ndërtimit të urës në një kohë rekord.

Tashmë banorët e fshatit Darzezë mund të lëvizin pa problem, por jo vetëm kaq, aty mund të kalojnë edhe mjetet deri në 6 ton.

"Jam e lumtur që ura e re përfundoj brenda 24 orëve, meritë e veçantë për FA, dhe të gjithë atyre që bashkëpunuan," tha Xhaçka.

Sot është 105 vjetori i krijimit të FA, ata janë duke e festuar në krye të detyrës, po i shërbejnë qytetarëve pa u kursyer asnjë çast.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com