TIRANË - Në Qendrën e Simulimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ka nisur sot punimet Konferenca e 7- të Ndërkombëtar e përdoruesve të sistemit JCATS. Në këtë Konferencë marrin pjesë përfaqësues nga 12 vende të ndryshme, përfaqësues nga struktura dhe institucione arsimore të Forcave tona të Armatosura, si dhe nga struktura dhe institucione të tjera qeveritare që operojnë në fushën e sigurisë.

Qëllimi i mbajtjes së kësaj Konference është shkëmbimi i përvojave në përdorimin e sistemeve kompjuterike të JCATS nga vendet përdoruese të këtij sistemi, zgjerimi i përfshirjes së vendeve të reja në këtë lloj sistemi për thellimin dhe aplikimin e programeve më të avancuara të tij.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)