Forcat izraelite bastisin Bregun Perëndimor, 2 viktima dhe 38 të arrestuar

Forcat izraelite bastisin Bregun Perëndimor, 2 viktima dhe 38 të arrestuar

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Balata

1700399162_izrr.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Balata

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen bastisje përgjatë Bregut Perëndimor gjatë natës, duke përfshirë kampet e refugjatëve në Jenin dhe Balata. 38 palestinezë u arrestuan, tha ushtria izraelite në një deklaratë duke shtuar se trupat u përleshën me persona të armatosur në të dy kampet.

Sipas mediave lokale, një palestinez u vra në Jenin dhe një i dytë në Dheisheh, një tjetër kamp refugjatësh pranë Betlehemit, raporton timesofisrael.

Megjithatë, ka pasur përleshje dhe trazira të rregullta në Bregun Perëndimor, pjesërisht  nga kolonët izraelitë që kanë kërcënuar palestinezët nëse ata nuk heqin dorë nga toka e tyre, gjë që është dënuar edhe nga mbështetësit më të fortë ndërkombëtarë të Izraelit, si SHBA.

IDF ka kryer bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor gjatë javëve të fundit.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria izraelite nxjerr pamjet e anëtarëve të Hamasit në ambientet e spitalit Al-Shifa sëbashku me pengjet


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic