Forcat izraelite qëllojnë për vdekje dy të rinjtë palestinezë! Shkon në 12 numri i të vrarëve për këtë vit, mes tyre 3 të mitur
Makina ku ndodheshin dy të rinjtë që u vranë
Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë një bastisjeje të ushtrisë pranë një qyteti. Dy të rinjtë, Ezzedine Bassem Hamamreh, 24 vjeç dhe Amjad Adnan Khaliliyeh, 23 vjeç u vranë të shtunën gjatë një sulmi në fshatin Jaba, në jug të Jeninit, shkruajnë mediat e huaja.
Grupi i Xhihadit Islamik Palestinez tha se Hamamreh dhe Khaliliyeh ishin anëtarë të tij. Në një deklaratë, grupi dënoi vrasjet, duke i përshkruar dy burrat si dëshmorë heroikë.
Ai tha se ata u vranë ndërsa përpiqeshin të ndërhynin kundër forcave izraelite.
Më herët një tjetër palestinez, 19-vjeçari Yazen Samer Ja'abari, vdiq nga plagët që mori kur u qëllua nga forcat izraelite më 2 janar. Ja'abari u plagos në fshatin Kufr Dan afër Jeninit gjatë një bastisjeje të ushtrisë, në të cilën u vranë dy palestinezë të tjerë.
Vdekjet e fundit e çojnë në 12 numrin e palestinezëve të vrarë këtë vit nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967. Mes viktimave kanë qenë edhe tre të mitur. Prej një viti ushtria izraelite ka zbatuar një fushatë aksionesh dhe operacionesh në këtë zonë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5510
Lajme të tjera
-
Izraeli kufizon qasjen e palestinezëve në xhaminë ‘Al-Aksa’ gjatë muajit të Ramazanit! Meshkujve nga 12 deri në 55 vjeç u ndalohet hyrja në xhami
21 Mars, 11:06
-
Izrael/ Netanyahu u thotë protestuesve se nuk do ta pranojë 'anarkinë'
19 Mars, 15:27
-
Izraeli rrit sulmet në Bregun Perëndimor, vriten 4 palestinezë në kampin e refugjatëve
16 Mars, 18:04
-
Forcat speciale izraelite vrasin tre të rinj palestinezë në Bregun Perëndimor
12 Mars, 14:50
-
Izraeli në javën e 10-të të protestave kundër kufizimit të kompetencave të gjyqësorit! Ushtarakët kërcënojnë me 'dezertim'
11 Mars, 21:03
-
Marrëveshja e Arabisë Saudite me Iranin, shqetëson Izraelin! 'Trazohen ujërat' në Lindjen e Mesme
11 Mars, 17:17
-
Netanyahu paralajmëron: Do të shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
10 Mars, 20:27
-
Izraeli dëshiron të eksportojë gaz në Evropë përmes Italisë! Netanyahu: Jemi të përgatitur për të rritur kapacitetet e eksportit
10 Mars, 17:49
-
Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërrin në Izrael në mes të protestave kundër Netanyahu-t! Qindra protestues bllokojnë aeroportin
9 Mars, 15:57
-
Izraeli prish marrëveshjen e firmosur për uljen e tensioneve! Ushtarët vrasin 15 vjeçarin palestinez me plumb pas shpine
3 Mars, 13:02
-
Muaji i shenjtë i Ramazanit bën bashkë Izraelin dhe Palestinën, palët dakordësohen për të ulur tensionet
27 Shkurt, 09:12
-
Vijojnë tensionet në lindjen e mesme, palestinezët sulm terrorist në bregun perëndimor! Vriten dy izraelitë
26 Shkurt, 18:25