Forcat izraelite rrethojnë spitalin Kamal Adwan, Ministria e Shëndetësisë në Gaza paralajmëron për masakër

Forcat izraelite rrethojnë spitalin Kamal Adwan, Ministria e Shëndetësisë në Gaza paralajmëron për masakër

Spitali Kamal Adwan

1701767394_l12.png

Spitali Kamal Adwan

Ministria e Shëndetësisë në Gaza po paralajmëron për një “masakër” në spitalin Kamal Adwan në veri, ku tanket dhe snajperët izraelitë thuhet se po rrethojnë objektin dhe “qëllojnë këdo që lëviz”.

“Ka rreth 7,000 palestinezë të strehuar brenda spitalit. Ne kemi frikë nga një masakër brenda spitalit Kamal Adwan, siç ndodhi në Spitalin al-Shifa dhe Spitalin Indonezian”, tha drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Munir Al-Bursh, duke shtuar se sulmet e ushtrisë izraelite kanë vrarë tashmë 108 civilë dhe kanë plagosur dhjetëra në afërsi të spitalit, raporton Al Jazeera.

Spitali Kamal Adwan është një nga gjashtë spitalet që ende funksionojnë në Rripin e Gazës. Spitalet po luftojnë për të trajtuar qindra të plagosur në ditë me burime minimale dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB: Ka rrezik të një skenari djallëzor në Gaza! Izraeli: Hamasi u dha qetësues pengjeve për t’i bërë ata të dukeshin të lumtur


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike