Forcat Mbrojtëse izraelite: Hamasi duhet të kthejë pengjet dhe të dorëzohet, kështu lufta do përfundojë

Forcat Mbrojtëse izraelite: Hamasi duhet të kthejë pengjet dhe të dorëzohet, kështu lufta do përfundojë

1697823199_hamqa.jpg

Zëdhënësi ndërkombëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Jonathan Conricus, tha se Hamasi duhet të kthejë pengjet dhe të dorëzohet, ku në këtë mënyrë lufta do përfundojë.

“Hamasi duhet të dorëzohet pa kushte, të kthejë pengjet dhe lufta do të përfundojë”, siguroi Conricus, duke folur në një intervistë për ABC. Ai tha se trupat tokësore "ndoshta" do të hyjnë në Rripin e Gazës në ditët e ardhshme "nëse Hamasi nuk dorëzohet pa kushte".

Duke iu shmangur përgjigjes së një pyetjeje për shtyrjen e operacionit tokësor, Conricus shpjegoi se "nëse Hamasi del nga strehët nëntokësore në të cilat fsheh civilët izraelitë, nëse kthen pengjet tona, që janë 212, dhe dorëzohet pa kushte, atëherë lufta do të përfundonte. Por "nëse nuk e bëjnë, ne ndoshta do të duhet të ndërhyjmë dhe të përfundojmë" operacionin tokësor në Gaza.


Lajmi kryesor:

Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare