RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

Makinat e policisë në Vlorë, 9 gusht 2024

VLORË- Një aksion blic i forcave speciale RENEA po vijon në Vlorë në orët e vona të mbrëmjes së 9 gushtit. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se forcat RENEA kanë rrethuar zonën pranë Rrapit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Mësohet se aksioni ka qenë i papritur dhe policia e Vlorës nuk ka qenë fare në dijeni pasi nuk ishte lajmëruar nga RENEA.

Burime bëjnë me dije se po kontrollohet në këtë zonë por dhe në një hotel në Lungomare pasi ka pasur informacion se aty ndodheshin 2 persona me rrezikshmëri kriminale dhe që janë të shumëkërkuar nga drejtësia.

RENEA ka bllokuar dhe hyrjen në hotel dhe nuk lejon lëvizjen e asnjë makine.

Po kështu një ambulancë është prezente aty.

Foto: E pranishme dhe një ambulancë

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria

Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria