Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Latakia, Siri/ 16 dhjetor 2024

Automjete të rënda të ushtrisë dhe avionë po largohen nga baza ushtarake ruse në provincën Lakatia në Siri.

Në raportimet mediatike dhe në komunikimet në rrugët e qytetit ka të dhëna kontradiktore, se ku po shkojnë këto mjete.

Disa thonë se po largohen nga Siria. Disa të tjerë thonë se jo.

Në një lagje aty pranë, ka ende dyqane me tabela në rusisht, kryesisht për të plotësuar nevojat që mund të kenë ushtarët. Disa vendas i thane Zërit të Amerikës se druhen se grupet e pakicave në Siri do të jenë në rrezik pa mbrojtjen nga Rusia, pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit.

Të tjerë thonë se lëvizja e rusëve është një sinjal se lufta po mbaron.

Ushtarë nga grupi Hayat Tahrir al-Sham, grupi rebel që e shtriu me shpejtësi aktivitetin në githë Sirinë pas rënies së regjimit, thonë se, kjo është një arsye për të festuar. “Ka shumë gëzim. Dhe kur ata të largohen, unë do të jem edhe më i lumtur”, shprehet ai.

Në anën tjetër të Latakias, provincës që është vendlindja e familjes Assad, në këtë tabelë shkruhet: "Varri i Hafez al-Assad, udhëheqësit të pavdekshëm".

Hafezi ishte i ati i Bashar al-Assadit që gjithashtu kujtohet si një diktator i egër.

Edhe në këtë zonë pro-Asadit, në mbishkrimet në mur bëhet thirrje për hakmarrje për vdekjen e viktimave të panumërta në burgjet e Asadit, ku të burgosurit u torturuan dhe u vranë. Zëri i Amerikës u takua me familje nga pjesë të tjera të Sirisë, të cilët po kërkojnë trupat e të dashurve të tyre.

“Janë arrestuar kaq shumë njerëz sa që nuk mund t'i numërojmë. Ne po kërkojmë të dashurit tanë më të afërt, xhaxhallarët dhe vëllezërit. Nuk ka familje që nuk i mungojnë dy ose tre pjesëtarë”, thotë Ahmed Maarowi, i afërm i një të burgosuri të zhdukur

Rusia ishte një aleate e ngushtë e qeverisë së Asadit, e cila në vitin 2015 u përfshi në Luftën Civile të Sirisë, për të mbrojtur regjimin.

Në pjesë të tjera të Sirisë, vendasit thonë se bombat ruse ishin përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin.

Por në Latakia, ku shumë njerëz druhen se do të shihen padrejtësisht si të lidhur me regjimin e rënë kur të formohet qeveria e re, disa banorë janë të shqetësuar se çfarë do të bëhet me ta nëse rusët, që i cilësojnë miq të tyre, do të largohen nga vendi./ VOA

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik