Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur sërish për luftën Rusi-Ukrainës, duke thënë se do të bisedonte me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund konfliktit.
Sipas mediave të huaja, ai tha i shqetësuar nga imazhet e masakrës nga konflikti, teksa shtoi se “duhet të bëj një marrëveshje”.
Trump nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse ai besonte për faktin se Ukraina duhet t’i dorëzonte territorin Rusisë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar për luftën gati tre-vjeçare.
Ai gjithashtu pohoi se mund të duheshin "100 vjet" për të rindërtuar qytetet e Ukrainës nga shkatërrimi i një pushtimi rus në shkallë të plotë që ai tha se "nuk duhet" dhe "nuk do të" kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë në detyrë.