Forcat Speciale blindojnë Krujën/ Kontrollohen banesat e grabitësve të Rinasit, 'blic' edhe prindërve të Talo Çelës

Një aksion i madh është zhvillar sot nga Forcat Speciale të Policisë të ndihmuar nga qentë nuhatës në qytetin e Krujës. Sipas informacioneve Frocat Speciale kanë bërë kontrolle të imtësishme në banesta e dy prej të arrestuarëve që dyshohet se kanë lidhje direkte me gabitjen e Rinasit ku u vodhën miliona euro.

Përkatësisht  kontroll janë ushtruar në banesën e Oltian Veseli në lagjen 'Çitoze' të Krujës dhe në banesën e Elton Piklit në lagjen 'Abaze' po në Krujë. Kontrolle janë bërë edhe në biznesin ku Pikli punonte si kasap në qendër të qytetit të Krujës. Por jo vetëm kaq, pasi Forcat Special kanë kontorlluar edhe disa banesa të personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në super grabitjen e Rinasit.

Kujtojmë se tre ditë më parë RENEA dhe FNSH kryen kontrolle në banesën e Talo Çeles ku u sekuestruan disa paisje elktronike si kompjutera e kamera sigurie pasi banesa gjendet 100 metra larg servisit ku është modifikuar furgoni me mbishkrimin "Hetimi Tatimor" që u përdor në grabitje. Ndërsa sot janë ushtruar konte në fshatin Karakullak ku ndodhet banesa e prindërve të Talo Çelës.

Ndërkohë në lidhje me grabitjen e Rinasit ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ku sot në Kuvend ka deklaruar se banda që kreu grabitjen ka lidhje me celula terroriste.

"Policia e Shtetit, dhe për këtë jemi dëshmitarë të gjithë, një bandë e cila ka arritur të krijojë problematika të mëdha në disa vende, jo vetëm në Shqipëri, por në Shqipëri, në Greqi, në Kosovë, ka sulmuar, ka thyer burgje, ka dëmtuar, ka vjedhur banka, ka grabitur parà, ka sulmuar me armë Policinë e Shtetit. Ka lidhje të dokumentuara me celula terroriste të rrezikshme dhe mbetet, për ne të gjithë, por dhe për publikun shqiptar, me rëndësi që të mbahet në vëmendje kjo situatë, e cila është aq e pazakontë dhe e papranueshme." ka deklaruar ndër të tjera Lleshaj.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi Kafsha Bajga: 26/04/2019 12:30

    Te na roje Partia me gjithe liderat e saj largpames Edi Sala Luli Mona e me rradhe

    Përgjigju
  • Kafsha: 25/04/2019 22:15

    Dërrmojini !

    Përgjigju
    • Kafsha: 26/04/2019 11:11

      Mendja duhet patur ne kokë o pseudoNjeri dhe jo te eurot, se ndryshe katandisesh si këta, hë të keqen kafsha!

    • Kafsha: 26/04/2019 10:02

      O pseudoNjeriu jo largpamës, eurot bëhen ndërsa bajgeria duhet dërrmuar. Mendjen kije në kokë dhe jo te eurot!

    • Njeriu: 26/04/2019 06:32

      O Kafsha! Me kontrolle do i mblidhni eurot?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja