Ushtria izraelite ka deklaruar se forcat e saj qëlluan dhe vranë tre palestinezë që hapën zjarr ndaj ushtarëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se burrat u vranë të dielën nga zjarri izraelit pranë qytetit të Nablus dhe i identifikuan ata si Jihad Mohammed al-Shami, 24 vjeç, Uday Othman al-Shami, 22 vjeç dhe Mohammed Raed Dabeek, 18 vjeç.
Ushtria izraelite tha se personat e armatosur hapën zjarr në një pozicion të ushtrisë pranë kryqëzimit Jit në perëndim të Nablusit, dhe kjo solli reagimin e ushtarëve që u përgjigjën me zjarr të drejtëpërdrejtë.
“Tre persona të armatosur u neutralizuan gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe një person i armatosur iu dorëzua forcave”, tha ushtria në një deklaratë, duke vënë në dukje se asnjë nga ushtarët izraelitë nuk u plagos.
Ushtarët, anëtarë të njësisë elitare të zbulimit të këmbësorisë Golani, konfiskuan tre pushkë M-16 dhe një pistoletë të përdorur nga palestinezët.
Dhuna e vazhdueshme
Tensionet midis forcave izraelite dhe palestinezëve janë përshkallëzuar gjatë vitit të kaluar. Forcat izraelite kanë arrestuar mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor dhe kanë vrarë më shumë se 200 persona, civilë si dhe luftëtarë. Më shumë se 40 izraelitë dhe shtetas të huaj kanë vdekur në sulmet e palestinezëve gjatë së njëjtës periudhë.
Të premten, një izraelit qëlloi për vdekje një palestinez pranë një vendbanimi të paligjshëm në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Një ditë më parë, një person i armatosur i Hamasit hapi zjarr në Tel Aviv, duke plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje kritike, përpara se të vritej nga policia dhe kalimtarët. Grupi tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj një sulmi izraelit që vrau tre luftëtarë palestinezë në Bregun Perëndimor më herët atë ditë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.2%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 670
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli kryen operacione në Bregun Perëndimor 2 ditë pas nënshkrimit të armëpushimit në Gaza, 8 të vdekur
21 Janar, 17:21
-
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit
21 Janar, 16:06
-
Armëpushim në Gaza/ Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, 3 pengjet e para gra ndodhen në Izrael: Të shtunën lirohen të tjerë! Netanyahu: Ditë e madhe!
19 Janar, 07:52
-
Sulm me thikë në Tel Aviv, 1 i plagosur, sulmuesi vritet me armë zjarri nga një civil! Dyshohet për akt terrorist (VIDEO)
18 Janar, 16:26
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 07:35
-
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin
17 Janar, 15:51
-
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
17 Janar, 10:29
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
VIDEOLAJM/ Po raportonte për marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, gazetari heq jelekun antiplumb dhe helmetën
16 Janar, 11:40
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
Shtet kriminel
Përgjigju