Efektivët e njësitë speciale RENEA-s dhe asaj greke EKAM zhvilluan një stërvitje të përbashkët në Tiranë, me skenarë që simulojnë ndërhyrje kundër terroristëve dhe shpëtimin e jetëve.
Në pamjet e publikuara shihen forcat speciale teksa përgatiten për ndërhyrje, mbushin armët, hidhen në sulm dhe realizojnë operacione të shpejta për neutralizimin e kërcënimeve dhe shpëtimin e personave në rrezik.
Pamjet nga stërvitja i ndau kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi punën e efektivëve të njësive elitë të policisë në Shqipëri dhe Greqi.
“RENEA dhe EKAM, dy njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi gjatë një stërvitje të përbashkët në Tiranë. Djem dhe burra profesionistë që mbrojnë jetën me jetë dhe janë kudo ku ka rrezik për rendin e sigurinë e qytetarëve”, shkroi Rama.
Stërvitja synon forcimin e bashkëpunimit mes dy njësive speciale dhe shkëmbimin e përvojave në operacione të sigurisë dhe luftën kundër krimit.
Komente











