/ATSH- I. Vata/- Drejtori i Policisë së Shtetit. Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtori për Narkotikët dhe Trafiqet, Idajet Faskaj, kanë zhvilluar sot një vizitë pune në Selanik të Greqisë.
Drejtoria e Policisë së Shtetit bën të ditur nëpërmjet një deklarate për mediat se "Drejtori i Policisë së Shtetit, Çako, u prit nga  Drejtori i Përgjithshëm i Policise se Selanikut, Gjeneral Vasilis Musidhis dhe nga  Drejtori i Përgjithshem i Policise se Maqedonisë Qëndrore me qendër në Selanik, Gjeneral Nikos Vanduvaqis".
Të dy bashkëbiseduesit, Musidhis dhe Çako, kanë vlerësuar  maksimalisht bashkëpunimin që ekziston aktualisht ndërmjet dy policive, e në veçanti  bashkëpunimin në luftën kundër  trafikimit të lëndeve narkotike.
Në takim, çeshtjet që u diskutuan ishin ato  bashkëpunimit në fushën e krimit të organizuar dhe në veçanti të drogës, ku palët janë dakortësuar  për forcimin e bashkëpunimit policor.
Gjatë vizitës në Drejtorinë e Policisë Selanik, delegacioni i Policisë Shqiptare vizitoi Sallën e Komandimit, ku menaxhohet dhe kontrollohet i gjithë qyteti nëpërmjet kamerave, për trafikun rrugor, për  tubime, manifestime apo aktivitete masive