Presidenti Bajram Begaj ka përfunduar vizitën e tij dyditore në Jordani, ku ishte ftuar nga mbreti Abdullah II.

Vizita, e cila synon përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, parashikoi një sërë takimesh të rëndësishme me autoritetet e larta të mbretërisë Hashemite. Në një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se dy vendet “ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën fetare”.

“Faleminderit, Madhëria Juaj, Mbreti Abdullah II, për pritjen e ngrohtë, dëshmi e miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm Shqipëri-Jordani! Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta për paqen, stabilitetin dhe bashkëjetesën fetare!”, shkruan presidenti.

Vizita e Presidentit Begaj në Amman pasoi atë të mbretit Abdullah II, vitin e shkuar në Tiranë.

P.J/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 22 Shkurt, 21:11

    A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?