Forcohen masat kundër pastrimit
të parave e financimit të terrorizmit

Forcohen masat kundër pastrimit<br />të parave e financimit të terrorizmit
TIRANE - Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, pasditen e djeshme, u mblodh Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, i cili mori në  shqyrtim raportimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) mbi efikasitetin e sistemit parandalues dhe zbatimit të legjislacionit penal kundër pastrimit të parave në vend.

Pas analizës së kryer dhe diskutimeve, Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave adresoi domosdoshmërinë e përfshirjes së Autoriteteve Mbikëqyrëse, nëpërmjet kontrollit ndaj subjekteve raportuese dhe raportimeve të drejtpërdrejta në DPPPP për dyshime që ndeshen në fushën e veprimtarisë së tyre. 

Gjithashtu u vlerësua, domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në shkëmbim informacioni.  Ndëkaq, duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit, u theksua intensifikimi i masave kundër financimit të terrorizmit.

Në këtë mbledhje u miratua Rregullorja “Për funksionimin e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave”. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore