TIRANE 10 Shkurt /ATSH-E,Xhajanka/- Valutat kryesore euro dhe dollarë kanë arritur një nivel të ri të martën në këmbimin me lekun vendas.
Sipas kursit zyrtar të Banksë së Shqipërisë, një dollarë amerikan, këmbehet sot me 124.09 lekë ose 0.52 lekë më shumë se një ditëmë parë, pas një rënie të lehtë prej disa pikësh që mori fund javën e kaluar ose në fillim të muajit shkurt.
Ndërsa euro ka arritur sot mbi kufirin e 140,15 lekë, duke fituar 0.04 lekë më shumë se një ditë më parë. Për ekspertin Ardian Civici kjo situatë favoriziohet nga kërkesë oferta e tregut, dhe ajo cka reflekton bursa ndërkombëtare. Ndërsa sipas tij një valutë e fortë penalizion kreditorët që kanë marrë kredi në këto monedha dhe i kanë të ardhuarat në lekë si dhe rrit kostot e importeve, cka përkthehet me një rritje të çmimeve në treg. Nga ana tjetër rriten kostot e qeverisë për borxhin e jashtëm.
Favorizues forcimi i euros është për eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet. Gjithësesi shprehet akademiku ekonomisë Civici, kursi po lëviz brenda intervaleve të parashikaura nga Banka e Shqipërisë.
Përditesimi i fundit : 12:09:12 10.02.2015
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan
USD
124.09
+0.52
EURO
EUR
140.15
+0.04
Poundi Britanik
GBP
188.90
+0.78
Franga Zviceriane
CHF
134.17
+0.78
Jeni Japonez (100)
JPY
104.28
+0.07
Dollari Australian
AUD
96.47
+0.06
Dollari Kanadez
CAD
99.41
+0.59
Korona Suedeze
SEK
14.83
+0.08
Korona Norvegjeze
NOK
16.33
+0.11
Korona Daneze
DKK
18.82
0.00
SDR
SDR
174.91
-0.23
Ari(OZ 1)
XAU
153529.56
+7.74
Argjend(OZ 1)
XAG
2081.06
-30.73
/a.g/