Ardhjet e emigrantëve dhe rritja e fluksit të turistëve në kulmin e sezonit të verës ka ndikuar në forcimin e lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 135.96 lekë, 0.15 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, duke zbritur sërish nivelin më të ulët të 6 viteve, që u arrit në javën e fundit të korrikut.
Në rënie edhe më të fortë ishte dollari, që u kuotua me 121.75 lekë, 0.3 lekë më pak se të premten e javës së kaluar. Rënie të ndjeshme ka shënuar dhe paundi britanik, që u këmbye me 158.17 lekë, 0.81 lekë më pak se fundi i javës së kaluar.
Aktorët e tregut pohojnë se forcimi i monedhës vendase lidhet me faktorët sezonalë që ndikojnë gjithnjë në këtë periudhë. Së pari, gushti është koha kur në Shqipëri vijnë emigrantët që jetojnë e punojnë jashtë dhe sjellin valutë. Së dyti, është shtuar dhe numri i turistëve të huaj që vijnë për pushime në Shqipëi, ku kryesojnë ata nga Kosova, por këtë vit vihet re numër i shtuar nga gjithë Europa. Ndërsa rënia e fortë e paundit lidhet dhe me dobësinë e tij në bursat ndërkombëtare, që nga 23 qershori, kur Britani vendosi përmes një referendumi që të dalë nga BE.
Në bursat ndërkombëtare, dollari shënoi pak ndryshime gjatë ditës së djeshme në 101.29 jen dhe jo shumë larg prej nivelit të rëndësishëm mbështetës, rreth 100.80. Euro ishte e qëndrueshme në $1.1160 EUR= pasi ishte luhatur në kufijtë nga 1.1050 dollarë në 1.1230 dollarë për dy javët e fundit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4309
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, i hapet rrugë ndërtimit të resortit luksoz në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit 1.4 mld € (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56