Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

Forcohet uragani Dorian, godet ishujt Bahamas

Uragani Dorian është intensifikuar në stuhi të kategorisë së rrezikshme 5 duke iu afruar sot ishujve Bahamas.

Ai pritet t’i godasë këta ishuj me deri dy ditë rreshje shiu të dendur, dallgë të larta dhe erëra të rrezikshme përpara se t’i drejtohet territorit të SHBA.

Qendra Kombëtare e Uraganëve me qendër në Majemi tha Dorian po sjell erëra me shpejtësi maksimale prej 260 km në orë.

Pasi të jetë vërtitur mbi ishujt Bahamas, uragani pritet të devijojë drejt veriperëndimit dhe mund të mos e godasë drejtpërsëdrejti Floridën.

Komunitetet më në veri, në Georgia dhe Karolinën e Jugut e ngritën nivelin e alarmit për banorët, të cilët po përgatiten, duke mbushur thasë me rërë, ndërkohë që autoritetet po testojnë infrastrukturën.

Megjithëse uragani Dorian duket se ua kurseu Shteteve të Bashkuara një goditje të drejtpërdrejtë, zyrtarët thonë se një stuhi e kësaj kategorie mund të sjellë mjaft dëme në Florida dhe në Karolinën e Jugut e të Veriut./VOA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni