Tirana dhe Partizani luajnë nesër në orën 18:30 në "Air Albania", me ndeshjen derbi që vlen për javën e 33-të në Superligë. Dueli pritet deçiziv për titullin kampion, me Tiranën që kryeson Superligën me dy pikë para rivalëve të kuq.

Trajneri i kampionëve në fuqi, Orges Shehi do duhet të eksperimentojë në këtë duel, teksa nuk do ketë të gatshëm emra si Forent Hasani, Jocelin Behiratche apo edhe Ardit Hila. Të dëmtuar vijojnë të jenë Nikqi dhe Patrick.

Duket se Tirana do luajë në këtë duel me Bekaj, Toshevski, Najdovski, Limaj, Përgjoni, Lushkja, Aleksi, Deliu, Gjumsi, Haxhiu, Abazaj.

Te Partizani, trajneri Colella ka luksin e zgjedhjes, duke mos pasur asnjë dëmtim. 3-5-2 ose 4-3-3, këto janë skemat që do përdorë italiani.

Partizani: Rexhepi, Preka, Telushi, Sota, Atanaskoski, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hadroj, Mba, da Silva.

Për këtë duel, deri në këto momente janë shitur më shumë se 14 mijë bileta. Për t'u pajisur me një të tillë, biletaritë e "Selman Stërmasit" dhe "Air Albania" do jenë hapur edhe nesër prej orës 10:00 në mëngjes. Veç lojës në fushë, një tjetër derbi do jetë edhe për tifozët në shkallët e stadiumit.