FORMACIONET/ Superliga mbyll sot javën e 11-të, Partizani në transfertë me Laçin! Spikat Kukësi - Vllaznia, Tirana luan në 'Selman Stërmasi'

FORMACIONET/ Superliga mbyll sot javën e 11-të, Partizani në transfertë me Laçin! Spikat Kukësi - Vllaznia, Tirana luan në 'Selman Stërmasi'

Redon Xhixha, sulmuesi i Tiranës

Superliga shqiptare e futbollit zhvillon sot në 13:00 tre sfidat e mbetura për javën e 11-të. Kryesuesit e Partizanit kanë një detyrë jo të lehtë me Laçin në transfertë. Humbja me Egnatian një javë më parë ka trazuar situatën në kampin e "Demave", që ndjejnë presionin e Tiranës me vetëm një pikë më pak në klasifikim.

Në "Kukës Arena" vendasit e Enkeleid Dobit luajnë me Vllazninë në një ndeshje maksimalisht të luftuar. Kukësi ndodhet në vendin e tetë dhe vjen pas dy humbjeve radhazi, ndërsa Vllaznia mban vendin e pestë me 15 pikë, katër më shumë se verilindorët.

Në "Selman Stërmasi" Tirana luan me Egnatian. Bardheblutë fituan me Kukësin 4-1 javën e fundit, duke treguar potencial në sulm. Egnatia me Duron në stol ka dy fitore në po kaq ndeshje, teksa ka 15 pikë në klasifikim, tre më pak se bardheblutë.

Superliga, java 11-të:

Dje:

Erzeni 1-1 Kastrioti

Bylis 0-0 Teuta

Sot 13:00:

Laçi - Partizani

Kukësi - Vllaznia

Tirana - Egnatia

Formacionet zyrtare:

Tirana - Egnatia

Tirana  (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Behiratche, Përgjoni; Deliu, Aleksi, Limaj; Hasani, Patric, Xhixha Trajner: Orges Shehi

Egnatia (3-5-2): Sherri; Agbekpornu, Atanda, Malota; Fangaj, Hamzat, Mëllugja, Fernando, Musta; Delarge, Camaj Trajner: Shpëtim Duro

Kukësi - Vllaznia

Kukësi: Tafas, Ilieski, Ferreira, Ebert, Meksi, Gj. Taipi, Abdou, Haxhiu, Basa, Giasi, Daci Trajner: Enkeleid Dobi

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Aralica, Marku Trajner: Mirel Josa

Laçi - Partizani

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkoski, Turkaj, Ziko, Borysiuk, Ujka, Spahiu, Cucin, Mazrekaj, Adeleke Trajner: Dejan Vukiçeviç

Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Sota, Bitri, Hadroj, Hodo, Telushi, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka Trajner: Giovanni Colella

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve