Euro 2024/ Gjermania 'shkërmoq' 5-1 Skocinë, hedh kandidaturën për trofeun në eventin e shtëpisë

Euro 2024/ Gjermania 'shkërmoq' 5-1 Skocinë, hedh kandidaturën për trofeun në eventin e shtëpisë

Gjermani 5-1 Skoci

FT/ Gjermani 5-1 Skoci

Mes ngjyrave të kombeve pjesëmarrëse, këngëve dhe kërcimit ka nisur në Munich Kampionati Europian 2024 i Gjermanisë. Përkujtimi i legjendës Franz Beckenbauer i la vendin sfidës hapëse për turneun e 17-të Evropian, me Gjermaninë vendase që mundi pastër 5-1 Skocinë në Gupin A.

Të besuarit e Julian Nagelsmann shënuan tre herë në pjesën e parë me Uirtz, Musiala dhe penalltinë e Havertz. Në fraksionin e dytë Fullkrug dhe Can shënuan dy gola të tjerë. Skocezët mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të Porteous, teksa në fund shënuan golin e 'flamurit' me autogolin e Rudiger. 

Lojtari i ndeshjes nga SofaScore u shpall sulmuesi Havertz me notën 8.0. Pas tij vlerësim të lartë kishin edhe Toni Kroos (7.9) dhe Jamal Musiala (7.9). Lojtari më i dobët i takimit doli të jetë Ryan Porteous me 5.0, pasi u ndëshkua me të kuq, duke i lënë skocezët me dhjetë veta në fushë.

Gjermania e nis me këmbën e mbarë aventurën e shtëpisë dhe me tri pikë kryeson Grupin A, duke pritur nesër në orën 15:00 ndeshjen mes Hungarisë dhe Zvicrës, rivalët e këtij grupi.

Ndërkohë, po nesër në orën 21:00 vëmendja do jetë në Dortmund, ku për Grupin B të Euro 2024 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Italisë, ndërsa Spanja dhe Kroacia duelojnë po për këtë grup në orën 18:00.

Notat e lojtarëve të Gjermanisë dhe Skocisë

Formacionet zyrtare:

Gjermani: Neuer – Kimmich, Rüdiger, Tah, Mittelstädt – Andrich, Kroos – Musiala, Gündogan, Wirtz – Havertz.

Skoci: Gunn; Tierney, Hendry, Porteous; Robertson, McGregor, McTominay, Ralston; McGinn, Christie; Adams.

Grupi A

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:05
FOTO/ Spektakël në ceremoninë hapëse të Euro 2024

Në "Allianz Arena" në Munich, nëpërmjet një ceremonie madhështore ka marrë jetë Euro 2024. Ceremonia hapëse përpara ndeshjes së parë mes Gjermanisë dhe Skocisë nisi 30 minuta përpara duelit që mori jetë në 21:00.

Fillmisht u kujtua legjenda e futbollit Franz Beckenbauer, i cili vdiq në janar, ku e veja e tij Heidi Beckenbauer solli trofeun (me peshë 8 kilogramë) në fushë. Ajo u shoqërua nga Jürgen Klinsmann, i cili ishte kapiten i ekipit gjerman për titullin e Kampionatit Evropian në Angli në 1996 dhe Bernhard Dietz, kapiteni i ekipit kampion evropian të vitit 1980. Kujtojmë se Klinsmann ka ngritur edhe Kupën e Botës në 1990. 

Balerinët vendosën në skenën e madhe të stadiumi një koreografi të veçantë me veshje të ndryshme, duke treguar ngjyrat e kombëtareve pjesëmarrëse të Kampionatit Evropian. Një koreografi e bukur me ngjyra u shtri në të gjithë tribunat ku edhe spektatorët ishin pjesëmarrës në të gjithë arenën. Muzika dhe gëzimi që sjell futbolli ishin kryefjala e festës.

S.Dh/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë