Formacioni/ Jasir Asani i dëmtuar dhe Daku në majën e sulmit, si ndryshon Kombëtarja për Ukrainën! Sylvinho me ekip sulmues, arbitrat nga Portugalia

Formacioni/ Jasir Asani i dëmtuar dhe Daku në majën e sulmit, si ndryshon Kombëtarja për Ukrainën! Sylvinho me ekip sulmues, arbitrat nga Portugalia

Kombëtarja kundër Çekisë

TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet në "Shtëpinë e Futbollit". Pas barazimit 0-0 kundër Çekisë dhe mundësisë për kreun e Grupit B1 në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë presin nesër në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 Ukrainën.

Llogaritë në grup janë të hapura dhe tanëve u bëjnë punë tri pikë, duke qenë se në Pragë luhet ndeshja direkte mes Çekisë dhe Gjeorgjisë. Kundërshtari i tanëve është Ukraina, skuadra që fituam ndeshjen e parë në këtë grup.

Sylvinho ka rigjetur Dakun në majën e sulmit, i cili vjen nga një pezullim për shkak kartonash. Ndërkohë problematike vijon gjendja e Jasir Asanit, i cili u lëndua në sfidën e fundit dhe doli nga loja pas 30 minutave lojë.

Braziliani ka disa dilema në krahët e sulmit, ndërsa duket se do kemi një ekip sulmues për të kërkuar golat e munguar.

Arbitri kryesor do të jetë portugezi João Pedro da Silva Pinheiro, ndërsa asistentët e tij Bruno Miguel Alves de Jesus dhe Luciano António Gomes Maia. Edhe gjyqtari i katërt João António Ferreira Gonçalves është nga Portugalia.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha ; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Seferi (Muja, N. Bajrami), N. Bajrami (Hoxha, Muçi), Daku Trajner: Sylvinho

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:07
Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri - Ukrainë

Të martën në orën 20:45 e gjithë vëmendja do jetë në stadiumin ‘Air Albania’ të Tiranës, ku Kombëtarja e futbollit luan kundër Ukrainës në Grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria duhet të mposhtë Ukrainën në “Air Albania” dhe të shpresojë që sfida mes Çekisë dhe Gjeorgjisë të mbyllet në barazim, që të zërë vendin e parë në grup.

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën Shqipëri-Ukrainë, që do të luhet në 19 nëntor në orën 20:45 në “Air Albania”.

Arbitri kryesor do të jetë portugezi João Pedro da Silva Pinheiro, ndërsa asistentët e tij Bruno Miguel Alves de Jesus dhe Luciano António Gomes Maia. Edhe gjyqtari i katërt João António Ferreira Gonçalves është nga Portugalia.

Arbitrat e ndeshjes
S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lojtaret: 18/11/2024 11:56

    Ky arbitri portugez esht shum i keq

    Përgjigju
    • denis: 19/11/2024 06:39

      a esht I keq ky albitri

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit

Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit