Liga e Kombeve/ S'ka 'krisma' në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë 0-0! Grupi B1 i hapur, të martën vjen Ukraina

Liga e Kombeve/ S'ka 'krisma' në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë 0-0! Grupi B1 i hapur, të martën vjen Ukraina

Shqipëri 0-0 Çeki

FT/ Shqipëri 0-0 Çeki

TIRANË - Kombëtarja shqiptare barazoi 0-0 kundër Çekisë në "Air Albania", sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Me këtë rezultat dhe barazimin 1-1 të Gjeorgjisë me Ukrainën, mundësitë për kualifikimin më tej janë të hapur për kuqezinjtë. Të martë në orën 20:45 po në Tiranë luhet sfida e fundit, ku tanët presin Ukrainën.

Ndeshja - Me më shumë se 21 mijë tifozë të zjarrtë në stadium, Shqipëria nuk i bëri nisjen më të mirë të mundshme ndeshje, ku në 12 minutat e para vuajti dhe pa dy herë të shpëtohej nga trau i portës. Jemelka me kokë dhe në vijimin e aksionit Cerny nuk mundën të shënonin, me ekipin tonë që pati fat.

Pas këtij momenti Shqipëria filloi ngadalë të merrte veten dhe të krijonte shanset e para, fillimisht me Nedim Bajramin e më pas me Laçin. Ndryshe nga pjesa e parë, e dyta u kontrollua nga tanët që kishin mundësi me Tucin, Seferin dhe Laçin, por pa mundur të dërgojnë sferën në rrjetë.

Në fund 0-0 dhe Shqipëri pret të martën Ukrainën në Tiranë, me kualifikimin që është i hapur deri në fund.

Renditja - Grupin B1 e udhëheq Çekia me tetë pikë, ndjekur nga Gjeorgjia dhe Shqipëria me shtatë pikë. Në fund Ukraina me pesë pikë. Të martë në Pragë luhet edhe Çeki - Gjeorgji.

Dëmtimi - Në minutën e 28-të të ndeshjes Jasir Asani la fushën i dëmtuar dhe vendin e tij e zuri Seferi. Nuk dihet grada e lëndimit dhe nëse mëngjarshi do jetë gati për Sylvinhon pas tre ditësh.

Komentet e rëndësishme të ndeshjes:

90+3' S'ka fitues në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë 0-0. Kreu i grupit mbetet i hapur.

90' Tre minuta shtesë.

84' Uzuni dhe Abrashi në fushë, dalin Tuci dhe Laçi.

83' Goditje dënimi për tanët, Asllani godet keq në dy mundësi.

74' Ndërhyrje vendimtare e Ismajlit, që largon një aksion të rrezikshëm. Mbrojtësi i Shqipërisë fiton faull në zonën e tij.

72' Nedim Bajrami i bën vend Ernest Muçit, duartrokitje për sulmuesin.

65’ Dy zëvendësime te Çekia. Largohen Chory dhe Cerny, për t’i lënë vendin Kliment dhe Hlozek.

57’ Seferi pretendon për penallti pas një kontakti në zonë, por gjyqtari vazhdon lojën.

55' Chory ndërhyn ashpër ndaj Asllanit, karton i verdhë.

52' Indrit Tuci me të majtën nga brenda zonës, pret Kovar.

48' Cerv provon nga jashtë zone me të majtën, sfera del jashtë.

46' Nis pjesa e dytë pa asnjë zëvendësim.

45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

45' Dy minuta shtesë.

44' Laçi me kokë, pret Kovar.

42' Qazim Laçi tenton nga jashtë zone, sfera del jashtë.

36' Nedim Bajrami ka shansin e parë për tanët, goditja nga jashtë zone shkon në tribunë.

30' Fat i keq për tanët, Asani lë fushën i dëmtuar, në fushë Seferi.

12' Miqtë godasin traun e portës dy herë, e para në zhvillimet e një këndoreje nga Jemelka me kokë dhe në vijimin e aksionit Cerny.

1' Nis ndeshja në 'Air Albania' me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Përballja e sotme ishte e pesta në histori mes skuadrave, me dy fitore të çekëve, një të kuqezinjve dhe dy barazime. Triumfi i Shqipërisë ishte një vit më parë në Tiranë, me tanët që fitonin 3-0 me golat e Asanit dhe dopietën e Seferit, duke ‘zyrtarizuar’ kalimin në finalet e Euro 2024 që u zhvillua në Gjermani. Ndërkohë pesë gola ka shënuar Shqipëria në portën e çekëve, kundrejt gjashtë të pësuar.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, N. Bajrami, Tuci Trajner: Sylvinho

Çekia (3-4-3): Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Chory, Sulc Trajner: Ivan Hasek

Renditja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:57
'Shqiptarët po prisnin gabimin tonë', trajneri i Çekisë Ivan Hasek: Duhej të kishim shfrytëzuar rastet


Trajneri i Çekisë, Ivan Hasek foli pas barazimit 0-0 që ekipi i tij mori kundër Shqipërisë në Tiranë.

“Sigurisht mua do të në kishte pëlqyer të merrnim tri pikët. Ne duhet të kishim shfrytëzuar një nga mundësitë e mëdha që na u shfaqën. Nga ana tjetër, nuk lejuam Shqipërinë të kishte mundësi, ne u ruajtëm nga kundërsulmet. Shqiptarët po prisin për gabimin tonë, por ne nuk u dhanë asnjë mundësi.

Pjesa e dytë ishte shumë më balancuar. Shqiptarët shtynë më lart, nuk na lejuan të luanim. Ne kishim vetëm hije e rasteve, pjesa e parë ishte më e mirë.

Ndesh ja ndaj Gjeorgjisë do të jetë sfiduese, por me tifozët në fushën tonë do të na shtyjnë drejt tri pikëve e vendit të parë. Mungesa e Soucke dhe Horny do të jetë një komplikacion por kemi opsione të gatshme për t’i zëvendësuar.

Ne duhet të mësojmë nga humbja në ndeshjen e parë me Gjeorgjinë, ishte ndeshja jonë më e keqe që kur kam qenë pjesë e ekipit. Gjeorgjia na kapi të papërgatitur, kanë lojtarë të rrezikshëm kundërsulmi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por besoj se do të na shtyjnë përpara”, tha ai duke folur për “ČT Sport”.

Ora 23:32
'Minutat e para nuk bëmë mirë, s'jam i kënaqur', Sylvinho: Kemi mundësi për vendin e parë

Barazimi 0-0 i Shqipërisë me Çekinë në Tiranë u komentua nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

“Nuk jemi vetëm ne në fushë, por edhe kundërshtari. Mund ta them edhe më shumë sot se janë fizikë, bëjnë presing, top i gjatë. Nëse e bëjmë ne, e marrim ata topin e dytë. Në grupin e kaluar, edhe në këtë më të ekuilibruarin, kjo është një skuadër shumë e fortë, është shumë e vështirë të luash ndaj tyre. Është shumë e vështirë të përballesh me ta. Janë të gjithë fizikë dhe me shumë intensitet. Nuk më kanë pëlqyer shumë 25 minutat e parë. Jam jashtëzakonisht i sigurt që nuk kemi bërë mirë 25 minutat e parë, s'jam i kënaqur.

Ne ishim në vështirësi në aspektin e ndërtimit të skuadrës për të luajtur ndaj Çekisë. Ne kemi vuajtur shumë, në Pragë kemi humbur se nuk kemi bërë mirë. Për të krijuar këtë ndeshje që të mund ta fitonim, kemi punuar shumë mbrapa. Ne nuk jemi shumë fizikë, që mund të përballemi me 6-7 lojtarë mbi 1 metër e 90, që janë shumë të lartë. Tuci ka bërë një ndeshje shumë të mirë, po përshtatet shumë mirë me ne, na jep centimetra dhe lojë. Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, më shumë shpejtësi, nuk është ndeshje për të, Kemi bërë zgjedhje për Tucin që ka bërë mirë, është një lojtar pak më i gjatë dhe pak më i ndryshëm.

Shanset për vendin e parë? Nuk është e thjeshtë të përgjigjem. E vetmja gjë që gjetëm, është se është një grup shumë i vështirë, i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Nuk e di nëse ka ndonjë grup tjetër me ekuilibër si ky, është gjithçka e hapur. Është shumë e vështirë, avantazhi që kemi është që luajmë në shtëpi, pastaj të shohim. Ka një mundësi që Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë dhe Çekia nuk mund të zbresë, të tjerat janë të hapura dhe janë ndeshje të vështira. Ne jemi të lumtur në aspektin që përballemi me Ukrainën, Gjeorgjinë e Çekinë dhe të jemi me 7 pikë pranë tyre dhe të shkojmë në ndeshjen e fundit me mundësi të ecim para. Sa do t’ia dalim, nuk e di, ta shohim. Mendoj se duke qenë që kemi marr barazim na lë hapësirë për vendin e parë”, tha Sylvinho për “SuperSport” pas ndeshjes.

Ora 23:27
Analiza e kapitenit: Kundër Çekisë ishte ndeshje për barazim, morëm masat


Barazimi 0-0 i Shqipërisë me Çekinë në Tiranë u komentua nga kapiteni Ardian Ismajli.

“Nuk ishim mirë në fillimin e ndeshjes. Çekët na dominuan, pastaj e morëm nën kontroll. Rrezikuam me Laçin, në pjesën e dytë ishim ne më dominues. Në pjesën e parë ata kishin më shumë raste, ato dy shtyllat, në pjesën e dytë ne e kërkuam më shumë, luajtëm më shumë me topin.

Kur e shikon realisht ndeshja ishte për barazim. Kur një sulmues shënon 2 gola, duket sikur kemi vuajtur. Sot e kemi njohur më mirë kundërshtarin, ai sulmues ishte hera e parë që luante kundër nesh në ndeshjen e parë, ndërsa sot i morëm masat dhe ia dolëm”, deklaroi Ismajli.

Ora 23:22
Asllani pas Çekisë: Nuk është e mundur të bëj gjithmonë gola e asiste


Kombëtarja shqiptare barazoi 0-0 kundër Çekisë në "Air Albania", sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani.

“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Soucek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Soucek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira. Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.

Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër

Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes.

Ora 23:17
I dha lamtumirën Kombëtares, Klaus Gjasula për Report TV: Kapitull i rëndësishëm, Çekia shumë e fortë


Kombëtarja shqiptare barazoi 0-0 kundër Çekisë në "Air Albania", sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Pas ndeshjes për mikrofonin e Report TV me gazetarin Ernest Koçi ishte Klaus Gjasula. Ish-mesfushori i Kombëtares i dha lamtumirën ekipit, ndërsa e quan një kapitull të rëndësishëm. Ai komenton edhe ndeshjen me Çekinë.

"Ka qenë një kapitull shumë i rëndësisëhm dhe jam shumë krenar që kam qenë pjesë e Kombëtares. Për ndeshjen e sotme ne e dimë shumë mirë që Çekia është e fortë, nuk bëmë më të mirën tonë, por e rëndësishme është që morëm një pikë. Shpresoj që në ndeshjen me Ukrainën të ngjitemi edhe më lartë", tha Gjasula.

Ora 23:12
Arlind Ajeti: Kemi mbrojtje shumë të mirë, pjesën e parë të mbanim topin më shumë


Shqipëria dhe Çekia barazuan 0-0 në Ligën e Kombeve. Pas ndeshjes nga 'Air Albania Stadium' foli mbrojtësi Arlind Ajeti.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë për mbrojtjen, besoj që kemi bërë mjaft mirë, ishim të organizuar. Pjesën e parë duhet të bënim më shumë në mbajtjen e topit. Kemi bërë një ndeshje të mirë, në pjesën e parë patëm vështirësi, në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe arritëm te rastet. Mbrojtja më duket shumë e mirë, të gjithë lojtarët kanë cilësi për të luajtur titullarë. Në pjesën e dytë kur Asllani u fut mes dy mbrojtsave, çekët e patën më të vështirë”, u shpreh Ajeti për TV Klan.

Ora 23:04
Tuci: Ishte ndeshje e vështirë, ja pse vuajta në sulm


Pas barazimit 0-0 me Çekinë për mediat foli sulmuesi i Kombëtares, Indrit Tuci, që luajti titullar për herë të dytë radhazi.

“Ishte ndeshje e vështirë, shumë duele, shumë duele fizike, mbrojtësit ishin nga 2 metra. 25 minutat e para nuk bëmë mirë, pastaj u mblodhëm si ekip dhe pjesën e dytë bëmë më mirë.

Çekët luajnë një kundër një dhe do të markojnë në çdo anë të fushës. Kur bëmë 3-4 pasime bashkë dolëm shumë rrezikshme, duhet ta kishim bërë më përpara.

Hasa vështirësi tek topat e gjatë, njëri bënte bllok ndërsa tjetri kërcente me kokë. Shpresoja të bëja më mirë, por ishte shumë e vështirë, sepse duhet të luftoja me 2 lojtarë njëherazi”, u shpreh Tuci.

Ora 22:59
NOTAT/ Qazim Laçi më i miri në fushë, Ismajli dhe Bajrami 'ok'! Vlerësimet e Kombëtares


Pas barazimit 0-0 të Shqipërisë kundër Çekisë, "SofaScore" ka nxjerrë edhe notat e ndeshjes. Për tanët më i miri në fushë Qazim Laçi me notën 7.5 ndjekur nga Bajrami dhe Ismajli.

Ndërkohë që lojtari i ndeshjes me notën 7.6 Coufal i miqve.

Ora 21:31
FOTO/ Kryeministri Rama në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Çeki

1731787933_ediramaneairalbania.jpeg

Armand Duka, Edi Rama dhe Igli Hasani

Kryeminstri Edi Rama ndodhet në stadiumin e Air Albania ku po ndjek ndeshjen e Ligës së Kombeve, mes Shqipërisë dhe Çekisë. Krahas Ramës, shihet edhe ministri i Punëve të Jashtmë, Igli Hasani.

Ora 21:26
FOTO/ Koreografi spektakolare, 'Shqiponjat janë të uritura', tifozët kuqezi shpalosin banderolën në nisje të takimit

1731788901_eaglesarehungry.jpg

Përpara nisjes së takimit të Shqipërisë me Republikën Çeke, tifozët kuqezinj kanë shpalosur një banderolë të madhe ku shkruhej: Eagles are hungry (Shqiponjat janë të uritura).

Aktualisht po luhet pjesa e parë e ndeshjes dhe rezultati është 0-0.

Ora 21:05
Për herë të fundit para publikut, katër futbollistë i dhanë lamtumirën Kombëtares në 'Air Albania'
Në një ceremoni të veçantë, Federata Shqiptare e Futbollit nderoi para ndeshjes me Çekinë katër futbollistë të cilët së fundmi i kanë dhënë lamtumirën kombëtares.

Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Klaus Gjasula u tërhoqën nga ngjyrat kuqezi dhe tashmë kanë marrë nderimet e duhura si legjenda të Kombëtares, me kontributin që ishte prej vitesh.

Ora 20:57
VIDEO/ Tifozët e Kombëtares fërshëllejnë himnin çek
Fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë pa tifozët e Kombëtares të fërshëllenin himnin çek. Kjo situatë vjen pasi një muaj më parë në Pragë vendasit përdhosën simbolet kuqezi.
 

 

Ora 20:33
VIDEO/ 21 mijë zemra kuqezi për Kombëtaren, atmosferë e zjarrtë në 'Air Albania'


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45  në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Tanimë tifozët e Kombëtares janë në stadium dhe kanë krijuar një atmosferë të ngrohtë në këtë mes nëntori me temperatura të ulta. Mbi 21 mijë tifozë janë në stadium, ndërsa 400 prej tyre janë çek.

Ora 20:17
FOTOLAJM/ Nis 'hakmarrja' në stadium, tifozët e Kombëtares 'X' mbi flamurin çek

1731784690_cekia.jpg
TIRANË - Prej minutash tifozët janë futur në "Air Albania" ku në 20:45 nis sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë. Gazetari Ernest Koçi sjell pamje nga ultrasit kuqezi, që veç simboleve kombëtare kanë me vete edhe një flamur të Çekisë me shenjën 'X' në mes.

Ky reagim vjen pasi në Pragë, mbrëmjen e 11 tetorit 2024 vendasit përdhosën simbolet shqiptare dhe lartësuan ato serbe. Duket se "hakmarrja" në tribuna ka nisur, ndërsa pritet që edhe në fushë lojtarët të rikuperojnë humbjen 2-0 të një muaji më parë.

Ora 19:49
Nga Anglia dhe Lugina e Preshevës në Tiranë enkas për Kombëtaren, tifozët për Report TV: Shqipëria merr fitore, shënon Bajrami


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45  në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Më shumë se 21.500 tifozë do jenë kuqezi në stadium, me biletat që u shitën të gjitha javë më parë. Vetëm 400 miq në stadium, me Tiranën që është veshur kuqezi.

Për gazetarin e Report TV, Ernest Koçi, disa tifozë kanë besim te fitorja. Nga Anglia, Lugina e Preshevës dhe shumë vende Evropiane tifozët kanë ardhur enkas në Tiranë për këtë ndeshje.

"Ndeshje shumë e fortë, të fitojmë. Besoj 3-0 do fitojmë. Bajrami është në formë dhe Seferi. Atmosfera është shumë e mirë, nuk e kam parë kështu. Vij shpesh në Shqipëri për të parë ekipin, kam ardhur enkas nga Anglia. Iki nesër. Dalim 3-1 ose 3-0, shënojnë Bajrami ose Seferi", tha tifozi nga Anglia.

"Fitojmë 2-0, nuk pësojmë. Ekipi është shumë mirë. Do më kujtosh se do fitojmë 2-0", deklaroi tjetri.

"Mbaj mend vitin 2004, ndeshja e parë që kam parë është me Greqinë. Shkojmë edhe në transferta, sot kemi ardhur gjithë familja, 30 vetë vijmë nga Lugina e Preshevës", tha tifozi.

Ora 19:31
Formacionet zyrtare/ Sylvinho me 11 'luftëtarë', Hysaj në stol dhe Ismjali kapiten! Tuci në majën e sulmit

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45  në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Balliu ka ulur në stol Hysajn, Tuci në majën e sulmit dhe Ismajli kapiten.

Tanimë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, N. Bajrami, Tuci Trajner: Sylvinho

Çekia (3-4-3): Kovar; Boril, Jemelka, Holes; Provod, Cerv, Soucek, Coufal; Cerny, Chory, Sulc Trajner: Ivan Hasek

Ora 18:06
VIDEO/ Tuci merr numrin 7, Kombëtarja me uniformën kuq e zi në 'Air Albania'! Pamje nga dhomat e zhveshjes

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45  në ‘Air Albania’ kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Tanimë gjithçka duket gati dhe në dhomat e zhveshjes. Me uniformën e kuqe dhe të zezë do luajë Kombëtarja, teksa Indrit Tuci ka numrin 7 mbi shpinë.

Ora 17:31
Me laps dhe letër, llogaritë e Kombëtares për kreun e Grupit B1 në Ligën e Kombeve


Këtë të shtunë në orën 20:45 të gjithë shqiptarët do jenë me mendjen në ‘Air Albania’ pasi Kombëtarja e futbollit pret Çekinë në Ligën e Kombeve. Grupi B1 kryesohet nga çekët me shtatë pikë pas katër takimeve, ndjekur nga Gjeorgjia dhe Shqipëria me gjashtë të tilla. Në anën tjetër Gjeorgjia dhe Ukraina luajnë në 18:00.

Kombinimet e rezultateve

Fitore dhe barazim - Nëse Shqipëria do të merrte një fitore me Çekinë dhe shkon 9 pikë, Çekia mbetet 7 dhe nëse Gjeorgjia barazon me Ukrainën, rezultat që na shkon për shtat, gjeorgjianët do të shkonin 7 pikë sa çekët dhe Ukraina vetëm 5 pikë. Në ndeshjet e fundit, Çekia pret në shtëpi Gjeorgjinë, të dyja janë nga 7 pikë dhe barazimi nuk i vlen askujt për vendin e parë. Nëse ai takim përfundon barazim, Shqipëria edhe sikur të humbasë me Ukrainën, mbetet në krye.

Nëse Çekia do të fitonte në ndeshjen e dytë, do të shkonte në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Gjeorgjia mbetet 7, dy më pak sesa ekipi ynë që çfarëdo rezultati të merrte me Ukrainën, vendi i dytë do të ishte i garantuar. Pra, nëse kuqezinjtë fitojnë me Çekinë ndeshjen e parë dhe Gjeorgji-Ukrainë përfundon barazim, Kombëtarja jonë siguron vendin e dytë automatikisht dhe lufton për kreun në ndeshjen me Ukrainën. Padyshim që ky do të ishte skenari më i favorshëm për ne.

Ndeshjet barazim - Nëse të dyja takimet e para të grupit do të përfundonin barazim, atëherë llogaritë do të ishin sërish të hapura. Çekia 8 pikë, Gjeorgjia 7, Shqipëria 7 dhe Ukraina 5. Në dy ndeshjet e fundit më pas, Çeki-Gjeorgji dhe Shqipëri-Ukrainë, kuqezinjtë duhet të shmangin humbjen pasi do të zbrisnin në vendin e fundit, sido që të dalë ndeshja tjetër. Nëse ekipi i Sylvinhos barazon, për vendin e dytë duhet që Çekia të fitojë me Gjeorgjinë në shtëpi dhe Shqipëria kalon një pikë mbi ta. Nëse kuqezinjtë fitojnë me Ukrainën, sido që të jetë rezultati i takimit tjetër, minimalisht vendi i dytë është i siguruar.

Renditja
Ora 17:24
VIDEO/ 'Uragani' kuqezi niset drejt stadiumit, Tirana gëlon nga tifozët e Kombëtares! Këngë patriotike, flakadanë dhe festë para Çekisë

Më shumë se 21 mijë tifozë të Kombëtares do jenë sot në 20:45 në "Air Albania", aty ku Shqipëria përballet me Çekinë. Prej javësh stadiumi është "sold-out" dhe tanët do kenë me vete si përherë 'lojtarin e 12-të'.

Tanimë festa në rrugët e Tiranës ka nisur dhe atmosfera është përqëndruar në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe rreth stadiumit. Këngë patriotike, ngjyrat kuqezi dhe një atmosferë e zjarrtë në prag të duelit.

Ora 16:38
Pragndeshja me Çekinë, Sylvinho dërgon në tribunë katër futbollistë (Emrat)

1731660599_kombetarjashqiptare.jpg
Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka vendosur të mos llogarisë për sot shërbimet e Simon Simonit, Jon Mersinajt, Feta Fetait dhe Mirlind Dakut. Katër futbollistët do e ndjekin ndeshjen nga tribunat e "Air Albania". Nëse për Dakun dihej pasi ka një pezullim për shkak kartonash, tre të tjerët e kanë marrë përgjigjen sot.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Asllan Pula: 17/11/2024 05:02

    Egoist i modh paske qen o pula interit… si i re topit masi e ndrite me goditjen e dënimit që po të isha unë trajner të kisha nxjerr fishek jasht stadiumit. Ngeli kombtarja për mesfushor si ty e laqi qe ngatrroheni me komt e juja.

    Përgjigju
    • Hahaha: 17/11/2024 10:14

      Lere mo se jan yjet e kombetares, cfar flet, asllanit i duket vetja pirlo, mitaj i duket vetja roberto carlos, ndersa qamizit gatuzo, vetem fenomeni broja mungon

  • Pi...none sa e shemtume: 16/11/2024 23:52

    Shitje e paster e ndeshjes. Rezultat i fiksuar. Turpi e mbulofte Federaten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump

Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump